Kroçera me turistë s'ankorohet dot në Portin e Vlorës, vjen nga Korfuzi! Turistët nga e gjithë bota do zbresin me barkat e anijes

9 Prill 2023, 09:25| Përditesimi: 9 Prill 2023, 13:14

  • Share

VLORË- Një Krocer me 138 persona në Bord ka mbërritur mëngjesin e sotëm në gjirin e Vlorës. Kjo anije e madhe mbërrin për herë të parë në Vlorë  dhe vjen nga Korfuzi.

Turistët që ndodhen në brëndësi te saj janë nga Usa, Kanada, Australia, Irland, Cyprus, Zvicër, Hungaro, Ruanda, Norway, Itali, Kinë. 

Krocerja do të qëndroj një ditë në spirancë ( në gji) në gjirin e Vlorës për shkak te madhësisë së krocerës që është me shumë se 200 m e gjatë,nuk mund te ankorohet dot në kalat dhe turistët do të zbarkojnë me anije të vogla në  port për të vazhduar me pas turin ne qytet dhe në vendet historike të Vlorës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?