Krujë/ Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, 42-vjeçarja kyç gojën! Mjeku: S'ka ardhur kurrë për vizitë

19 Mars, 09:30| Përditesimi: 19 Mars, 13:38

  • Share

Një grua nga fshati Tapizë i Krujës po hetohet për vrasjen e foshnjës që lindi në kushte shtëpie. Ngjarja e rëndë u shënua të hënën e 18 marsit, ndërsa sot vazhdojnë hetimet për zbardhjen e krimit horror. Policia gjeti trupin e pajetë të foshnjës, mbështjellë në qese të zezë, pranë një grumbulli mbeturinash, në shtratin e lumit Tapizë. 42-vjeçarja Leta K. është nënë e 5 fëmijëve, më e madhja prej tyre 22 vjeç.

Nëna ka pretenduar se e ka lindur foshnjën në banesë pa shenja jete, ndaj e ka flakur në lum, megjithatë këtë do ta përcaktojë ekspertiza mjeko-ligjore. Ndërsa bashkëshorti i saj, ka deklaruar se nuk kishte dijeni për shtatzëninë. Vajza 22-vjece që dyshohet se bashkëpunoi me nënën, ka deklaruar se nuk kishte dijeni se çfarë kishte qesja brenda, por e ka lënë në shtratin e lumit, pasi ia kërkoi nëna. Leta K. nuk ishte paraqitur asnjëherë në qendër shëndetësore gjatë shtatzënisë.

Familja ka 5 fëmijë që ndiqen tek ne. Për foshnjën nuk kemi pasur dijeni, madje nuk është hapur asnjë kartelë për gruan për ndjekjen e shtatzënisë”, tha ai.

42-vjecarja nga Tapiza e Krujës pasi ka kryer aktin e rëndë është paraqitur me dhimbje në spital, ku dhe ka treguar lindjen në kushtet e shtëpisë. Familjarët dhe as vetë gruaja nuk janë treguar bashkëpunues, tha një burim policor. “E gjithë familja thonë se nuk e dinin që ishte shtatzënë, megjithatë hetimet vazhdojnë deri në përcaktimin e shkaqeve të vdekjes së foshnjës dhe motivet qe e shtynë nënën drejt aktit ekstrem”. 42-vjeçarja Leta K., ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe shëndetësore në një maternitet të kryeqytetit, ku dhe i është komunikuar masa për akuzën "Vrasja e foshnjës".

Ora 11:06
Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, mjeku i Tapizës për Report Tv: Nënë e përkushtuar e 5 fëmijëve, s’ka ardhur kurrë për vizitë

 

Mjeku i Qendrës Shëndetësore Tapizë, Ismail Kozi ka folur për Report Tv pas rastit të rëndë, kur nëna vrau foshnjën duke e hedhur në lumë. Ai thotë se nuk kanë pasur dijeni për shtatzëninë e 42-vjeçares, pasi ajo nuk është paraqitur kurrë në për vizitë në Qendrën Shëndetësore.

Ndërkohë, ai e përshkruan 42-vjeçaren si nënë të përkushtuar të 5 fëmijëve.

“Për rastin në fjalë jemi njohur nga mediat. Ne e njohim si familje shumë e mirë, nënë e përkushtuar, është nënë e 5 fëmijëve. Për pjesën e shtatzënisë skemi fare dijeni, nuk janë paraqit fare. I gjithë lajmi është marrë vesh nga mediat”, thotë mjeku për Report Tv.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?