Kronikë

Krujë/ Zjarr në Krastë, vatra në afërsi të guroreve (VIDEO)

19 Gusht, 18:08| Përditesimi: 19 Gusht, 18:42

  • Share

Dy vatra zjarri në distancë të shkurtër me njëra- tjetrën janë konstatuar këtë pasdite në afërsi të fshatit Borizanë mbi fabrikën e çimentos në afërsi të guroreve.

Sipas burimeve zjarret janë të qëllimshëm dhe mendohet që vihen për ti hapur terren guroreve ose ndonje guroreje të re.

Per shuarjen e flakëve janë ingranuar reparti zjarrfikës i rrethit me të gjjtha mjetet dhe personelin që ka në dispozicion.

Dhe pse po punohet zjarri vijon të përhapet i favorizuar nga era duke marr para hektarë të tërë me pisha të reja.

Ajo që e bën shqetesuese situatën është se rreth 1 km nga vatra e zjarrit ndodhet depo e dinamitit nga e cila furnizohen guroret, nese zjarri nuk do lokalizohet e vihet nën kontroll në kohë atëherë situata do agravohet pasi flakët mund ti afrohen depove të dinamitit


Lajmi kryesor:

Dy vatra zjarri në Vlorë/ Në flakë fusha e mbetjeve, rrezikohen banesat në Selenicë! 4 helikopterë po punojnë për shuarjen (VIDEO)


S.B/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?