Kryetari i bashkisë së Fushë Arrëzit, Hil Curri në takimin e Ramës

Kryebashkiakët e Berishës tradhtojnë 'mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës

8 Tetor, 13:29| Përditesimi: 8 Tetor, 14:14

  • Share

Sali Berisha ka shpallur mosbindje civile dhe protesta kundër Edi Ramës, por mesa duket nuk janë në të njëjtin mendim tre kryetarë të bashkive të djathta.

Konkretisht kryetari i bashkisë së Fushë Arrëzit, Hil Curri, kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi dhe ai i bashkisë së Pukës Rrok Dodaj, të cilët një ditë pas protestës së mbrëmshme të opozitës kanë marrë pjesë këtë të martë në takimin e Edi Ramës me kryetarët e bashkive.

Madje pjesëmarrja e tyre nuk u la pa u ironizuar edhe nga vet kryeministri, i cili e ka nisur fjalën e tij me një falënderim për kryetarët e bashkisë së opozitës, që siç tha ai edhe pse nuk janë të PS janë bërë bashkë ‘me Partinë e Punës’.

“Po përpiqem të bëjë një sintezë të arsyeve të këtij takimi. Faleminderit që keni ardhur të gjithë, falënderoj kryetaret e bashkive që nuk janë të partisë tonë të PS, por janë bashkë me ne në ‘partinë e punës’”,- tha Rama.

Madje, një deklaratë të 1 tetorit, Berisha u bëri thirrje drejtuesve vendorë, por edhe këshillave bashkiak për mosbindje civile.

"Ftoj dhe njëherë të gjithë drejtuesit lokalë dhe qendrorë të PD-së të dalin në ballë të revoltave dhe mosbindjes civile në katër anët e vendit. T’u faktojmë shqiptarëve dhe botës se diktatura në Shqipëri i ka ditët e shkurtra”, deklaroi Berisha më 1 tetor. 

Çfarë të ketë ndodhur vallë, kryebashkiakët kanë tradhtuar partinë që i kandidoi apo nuk janë të bindur me mosbindjen civile të Berishës?

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?