PËRMET- Kryetarja e Bashkisë, Alma Hoxha ka rezultuar pozitive me COVID-19, lajm të cilin e ka bërë publik vetë ajo me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook.
Kryebashkiakja e Përmetit shkruan se pas simptomave ajo dhe familja e saj janë karantinuar në banesë dhe pas kësaj kanë marrë përgjigjen e tamponit, ku kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.
Postimi i plotë i Alma Hoxhës në Facebook
Të nderuar bashkëqytetarë! Për shkak të shfaqjes së disa simptomave të para, unë dhe familja ime jemi vetë-izoluar duke respektuar rregullat dhe shmangur çdo kontakt të mundshëm. Pak më parë, më konfirmuan rezultatin pozitiv ndaj Covid-19, për këtë arsye do të vazhdoj qëndrimin dhe punën nga shtëpia deri në përmirësim të gjendjes për t’ju rikthyer sërish angazhimeve. Ju uroj shëndet, kujdes për veten dhe të afërmit”, shkruan Alma Hoxha
Lajmi kryesor:
COVID-19 në Shqipëri, rriten sërish shifrat, 421 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orë! 6 mësues në Ebasan pozitiv! Infektohet kryebashkiakja e Përmetit dhe prokurorja e SPAK
er.k./ReportTv.al