Në Tiranë, ku u prit nga kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku i New York, Eric Adams bëri shqiponjën. Në deklaratën e shkurtër për mediat, Adams foli mbi vizitën e tij në vendin tonë, duke theksuar se ka pasur shumë spekulime. Por, sipas tij në Tiranë erdhi vetëm për të mësuar nga një mik si Rama.
“Ka patur shumë spekulime pse jam këtu, por arsyeja është e thjeshtë, për të përshëndetur një mik, për të mësuar nga një mik dhe për të ndërtuar marrëdhënie që nuk do të na lejojë të kemi ndasi. Ne do mësojmë nga njëri tjetri”, tha Adams.
Lajmi kryesor:
Rama pret Eric Adams: Po përshpejtojmë vendosjen e linjave direkte të fluturimit me New York! Kryebashkiaku: Erdha për të mësuar nga një mik
SI.E./r.k./ReportTv.al
