Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla i Partise Socialiste është marrë i pandehur nga SPAK nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022.
Këtë të enjte kryebashkiaku së bashku me avokatin e tij Ermal Yzeiri është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ku i është komunikuar akuza. Hetimi për të ka nisur muaj më parë në lidhje me një denoncim që është bërë ndaj kryebashkiakut.
Gazetarja e Report Tv Keti Banushi raporton se bëhet fjalë për një përgjim sipas të cilit pretendohet se Memolla paguante faturat e energjisë elektrike të qytetarëve të Rrogozhinës në këmbim të votave.
Regjistrimi i bisedës telefonike raportohet se është bërë në prag të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022. Sipas audio-përgjimit, Memolla ka ndërhyrë tek OSHEE për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një familjeje të varfër.
Në një bisedë telefonike me një grua, Memolla konfirmon se ishte takuar më herët me telefonuesen, të cilës i kishte garantuar mos-ndërprerjen e energjisë, në këmbim të votës për zgjedhjet e 6 marsit. E më pas në telefon del elektricisti që kishte shkuar për ndërprerjen e energjisë, të cilit Memolla i kërkon që të mos ia ndërpresë energjinë.
Madje Memolla e orienton elektricistin që pasi të kalojnë zgjedhjet mund të vepronin. Të gjitha këto prova të hetura nga SPAK kanë rënduar pozitën e kryebashkuakt te cilit i është komunikuar këtë te enjte edhe akuzua e korrupsionit në zgjedhje.
Për këtë akuzë, Memolla po hetohet nga prokurori Edvin Kondili. Më herët në prill të këtij viti kryebashkiaku është paraqitur në SPAK mbi dyshimet se ka bërë punësime fiktive në bashki.
Korrupsioni ne Shqiperi ka gjeneruar e gjeneron nga kasta/klika politike qe kryejne funksionet ne PARTI,KRYEMINISTRI,PARLAMENT,PRESIDENCE dhe mbrohet nga PROKURORIA dhe GJYKATAT SHQIPTARE.
PërgjigjuPjesa me interesante ne kete histori, ishte fakti qe Memolla orientonte elektricistin te mos vepronte sa kohe ishin votat,pas kesaj /Kaperceva lumin,te.... kalin!/me ate familjen e varfer qe do t'a votonte! Sa premtime te tilla u bejne individeve e zonave te tera e nuk i mbajne pas zgjedhjeve! Dhe nuk eshte fjala vetem per dritat,por dhe per uje,rruge,vende pune,investime etj.Sikur te mbaheshin pergjegjes per cdo mashtrim elektoral,sa nga politikanet tane do te mbijetonin ne politike?!
Përgjigjue kapi peshkun e fresket skapi se ata te vjetrit i ka ne ngrirje po pret sa te shkrijne bravo skapi po punon mire
PërgjigjuLe ti bojn prap votimet po paten probleme ti cojn ja tre mi vota para per memollen se nuk i dolen kto votimet e dyta. Sa her te votohet me shum do thellohet fitorja.
PërgjigjuPo flitet për korrupsion o gyp.
Po vajzen e Sales per3% nuk e marrin ne hetim.
PërgjigjuPra, paska bere shkelje penale edhe per zgjedhjet e marsit 2022. Pastaj doli edhe burgu ne baze te cilit mori avantazhin ne zgjedhjet e 14 majit 2023. U provua qe krijimi i Qendres se votimit ne burg ishte me shkelje. Pa burgun Memolla humbiste zgjedhjet. U perseriten zgjedhjet ne korrik dhe Memolla pas gjithe ketyre abuzimeve triumfoi. Fitorja ishte shume e thelle. Si mund te spjegohet ky fenomen? Sa me shume skandale aq me shume respekt ka ky popull??!!
PërgjigjuSepse populli nuk eshte budalla qe mund ta marrin per hundesh SPAK dhe idiotet e Saliut. Nderkohe qe SPAK ka kohe te merret me kush i pagoi dritat nje familje te varfer apo me arkat me peshk nuk ka kohe te shoh vilat, kullat dhe miliardat ne bankat e huaja te Saliut dhe Metes dhe familjes se tyre. Nuk ka kohe as per Gerdecin dhe 21 Janarin. Ik tani kruaj hundet dhe vrit mendjen pse humbisni.
Sikur ishte vetem Beleri qe blinte vota or teeeejjjjj
PërgjigjuNuk me plas per asnjerin por u duk sikur kishte bere dicka qe nuk kishte ndodhur kurre ne keto 30 vite or teeeejjjjj
Pse te vjen keq per grekun ty