Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli nuk ishte në Pogradec në takimin e kryebashkiakëve ku kryeministri Rama kritikoi ashpër punën e tij në drejtimin e pushtetit lokale. Report Tv e filmoi pak pas kësaj deklarate në Tiranë, teksa hynte në derën e SPAK.
Në dalje, kryebashkiaku Leli zgjedhi t’i shmanget gazetarëve duke u përgjigjur shkurt se nuk e kishte thërritur SPAK, dhe theksoi se as nuk bëri ndonjë denoncim. Burime bënë me dije se Leli është thirrur nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit për të dhënë deklarime në lidhje me një hetim që SPAK ka në qytetin e Vlorës.
Kujtojmë po ashtu se pak javë më parë, ka pasur edhe një hetim të Kontrollit të Lartë të Shtetit për bashkinë e Vlorës, ku është kërkuar shkarkimi i 5 drejtorëve në bashkinë e Vlorës, pasi janë konstatuar shkelje në procedurat e tenderëve. Gjithashtu KLSH ka kërkoi edhe pezullimin për 28 punonjës të tjerë.
Në fjalën e tij, Rama kritikoi kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Lelin, i cili sipas tij nuk është aktiv për tu marrë me higjenën e qytetit dhe potencialin që ky qytet ka në vetvete. "Kemi bashki si Vlora kemi një kryebashkiak që fle gjumë. Një vend me potenciale të mëdha... Të qenit xix mëngjes drek, darkë", tha Rama.
Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka reaguar lidhur me praninë e tij në SPAK. I pyetur nga gazetarët Lela është shprehur se nuk ka bërë denoncim dhe se duhet të pyesin SPAK.
po pse do beje denoncim? mbi cfare baze? Vlora eshte si kosh plehrash ne qiell te hapur ...
PërgjigjuKryetar me te korruptuar se ky nuk patur ndonjehere Vlora. I korruptuar deri ne therrime. Edhe therrimet nuk te fal. Mallkuar qofsh!
PërgjigjuPunoj ne administraten publike ne Vlore.
Mimi vetem qorat/qoret si ty nuk e shikojnë qe eshte i korruptuar deri ne gryke,nuk do shume mendje te shikosh mjafton syt hapur e ne ball ti kesh dhe shikon nje vlore te piste ne cdo cep dhe lagje ,cdo hapsire plazhi publike e zaptuar ,rruget cope cope dhe me gropa ...cfar do me ti për të kuptuar qe ky muti eshte I korruptuar?!
I ke mbajtur kandilin ti qe e dinke kaq mire?
Trashegimtarja e PPSH,sot PS e ka ne gen ngrenien klysheve te saj,siç vepron nje dose,mace apo buçe kur ha klyshet e vet te sapopjelle. Eshte zanat qe nga 81 vjet me pare nen instruksionin e shokut Tito e me pas nga shoku Stalin. Dhe per sqarim te vockël fare: A nuk kane vepruar e veprojne edhe motrat e ps,apo bijat e tjera "hireplote' si pd,lsi.....? Ti urojme e shurrojme keto sorrogata partiçka te krimit e korrupsionit.
Përgjigju