Dhëndri i Trump resorte në Sazan, Kryebashkiaku i Vlorës: Mirëpresim çdo investim

18 Mars, 13:06| Përditesimi: 18 Mars, 13:26

  • Share

VLORË - Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, përgjatë komunikimit të tij për media, në investimin që po realizohet tashmë për rehabilitimin e rrugës së fshatit Bestrovë, i pyetur nga gazetarët, ka komentuar edhe aplikimin për investim të Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump, në ishullin e Sazanit.

Dredha thotë se kërkesa e bashkisë Vlorë është të ketë sa më tepër investime të rritura në qytet, për të arritur nivelin e kërkuar të turistëve.

'Duam sa më shumë investime në qytet. Duam të rrisim edhe nivelin e investimeve ashtu siç i takon edhe nivelit të vizitorëve që ne duam të thithim në qytetin tonë. Varet se si e kemi ne vizionin.'

Pavarësisht reagimeve nga qytetarët, sipas Dredhës të gjithë kërkojmë një zhvillim të qëndrueshëm.

'Kur themi ne, edhe qytetarët sepse mund të ketë reagime, por në fund të ditës duam të zhvillojmë në një mënyrë që është edhe e qëndrueshme. qoftë nga ana ekologjike, qoftë nga ana e mbrojtjes së territorit. Ideja është të zhvillojmë, por të zhvillojmë pa prishur.'

Kreu i bashkisë Vlorë thotë se ende rreth këtij projekti nuk ka detaje, por sipas tij mirëpritet çdo investim i cili i jep ekonomi qytetit dhe qytetarëve.

Dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner ka plan të zhvillojë resorte turistike në ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit në Shqipëri si dhe të ndërtojë në qendër të Beogradit.

Kryeministri Edi Rama ka folur për projektin që do të ndërtohet në ishullin e Sazanit. Mësohet se përgjatë vizitës së kryeministrit Rama në Vlorë dy ditë më parë, është diskutuar rreth projektit me pushtetin lokal të qytetit, territorit ku është parashikuar zbatimi i tij.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?