Kryegjyqtarja e Krujës Alma Kolgjoka, ndër të paktët emra gjyqtarësh në listën që kalojnë vettingun në KPA

26 Qershor 2020, 21:06| Përditesimi: 26 Qershor 2020, 23:17

  • Share

E ankimuar në Komisionin e Posaçëm të Apelimit nga Komisioneri Publik, kryegjyqtarja e Krujës Alma Kolgjoka, ka mundur të kalojë me sukses procesit e verifikimit nga një pesëshe gjyqtarësh të KPA. Me vendimin e KPA-së për konfirmimin në detyrë, Kolgjoka hyn në listën e shumë pak gjyqtarëve që kanë arritur të kalojnë nga “dara” shtrënguese e KPA-së. Kjo pasi thuajse 95 përqind e subjekteve prokurorë dhe gjyqtarë që kanë shkuar për gjykim në Apel, rezulton të jenë shkarkuar. Në të dyja seancat gjyqësore si në shkallën e parë dhe në seancën e Apelit, përfaqësuesi ndërkombëtar i ONM-së, ka qenë dakot me konfirmimin në detyrë të kryegjyqtares së Krujës, Alma Kolgjoka.

Prej gati 14 vitesh Kolgjoka, ushtron funksionin e saj si gjyqtare në disa gjykata të vendit dhe së fundmi shërben pranë gjykatës së Krujës. Kolgjoka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit në dhjetor 2018 pasi u gjykua si pasuria e saj në formën e kursimeve në masën 2.7 milionë lekë ishte tërësisht e shpjegueshme me nivelin e saj të të ardhurave. Por në janar 2019, komisioneri publik Dariel Sina e konsideroi hetimin e KPK të paplotë dhe ngriti pikëpyetje mbi pasurinë e prindërve të gjyqtares, një apartament me sipërfaqe 141 metra katrorë në Tiranë.

Procesi i shqyrtimit të çështjes në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit zgjati mbi një vit e gjysmë dhe përfundoi me konfirmimin në detyrë të Kolgjokës, pasi komisioneri publik u bind se apartamenti i prindërve të gjyqtares nuk ka lidhje me gjendjen e saj financiare. Gjyqtarja Kolgjoka është një ndër gjyqtaret e vetme që ka gjykuar dhe më pas rrëzuar kërkesën e Gjin Gjonit, gjyqtarit të Apelit Tiranë, kundër dy gazetarëve të “Shqiptarja.com” dhe dy gazetarëve të “BIRN Albania”.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?