Procesin gjyqësor të nisur ndaj saj dhe ish-bashkëshortit Meta, Monika Kryemadhi e sheh si një gjyq politik. Në dalje të GJKKO, pasi u vendos shtyrja e seancës paraprake, Kryemadhi tha se në sistemin e drejtësisë janë përfshirë njerëz me frustrime që profesionin e kanë kthyer në hakmarrje profesionale.
“Sigurisht që politik është gjyqi im, ditën që kam denoncuar inceneratorin e Tiranës, dherat e famshme. Me paratë e inceneratorëve pastaj kapen gjyqtarët që mbajnë në burg njerëz të pafajshëm dhe lirojnë grupet e struktura kriminale, kjo është drejtësia për të cilën flasim, i bëj thirrje opozitës, medias por edhe qytetarëve, kur në sistemin e drejtësisë përfshihen njerëz që kanë frustrime nga e kaluara dhe që profesionin e kthejnë në hakmarrje personale, sigurisht që këto janë pikat e dobëta të drejtësisë”, tha Kryemadhi.
Lajmi kryesor:
Shtyhet më 9 tetor seanca paraprake për dosjen ‘Meta’, avokati i sëmurë! Kryemadhi: Gjyqi im politik, SPAK intimidon dëshmitarët (VIDEO)
SI.E./ReportTv.al