TIRANË- Seanca paraprake për dosjen ‘Meta’ u shty për më datë 9 tetor. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e avokatit mbrojtës të Ilir Metës, Kujtim Cakrani. Ky i fundit kishte dërguar në sekretarinë e Gjykatës një kërkesë për shtyrje, për shkak të problemeve shëndetësore.
Në sallën e GJKKO ishte e pranishme vetëm ish-deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi, e cila pas shtyrjes së seancës hodhi akuza ndaj Altin Dumanit dhe SPAK. Në një prononcim për gazetarët, Kryemadhi e quajti gjyqin e saj politik, të nisur pas denoncimeve për inceneratorët, ndërsa akuzat nuk i kurseu ndaj SPAK për të cilin thotë se ka intimiduar dhe shantazhuar dëshmitarët.
“Ku ndryshon një kriminel i vendos një pistoletë në kokë një biznesmeni, një prokurori, një politikani, nga një institucion si ky këtu që kërcënon, intimidon, shantazhon, linçon një qytetar që nuk pranon të thotë atë që ka dëshirë të thotë prokurori në dosje”, tha Kryemadhi.
Nuk nguroi që kreun e SPAK ta përmendte drejtpërdrejtë me emër kur tha se mbajti në sirtar dosjen e bandave të Durrësit, të cilat sipas saj i goditi vetëm pas zgjedhjeve.
“Domethënë se kur erdhi vendimi i Gjykatës së Antimafias për bandën e fortë të Durrësit për t’u arrestuar që në shkurt, u mbajt tre muaj në zyrat e SPAK, më pas u vënë zgjedhjet, u përdorën për të nxjerrë rezultatet e zgjedhjeve dhe më pas i përdorën të gjithë grupet kriminale me Task Forcën e famshme të SPAK”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi ka hedhur akuza ndaj SPAK se ka gënjyer SHBA dhe Britaninë e Madhe në letërprositë që u kanë kërkuar për dosjen ‘Meta’. Kryemadhi tha se SHBA e ka pyetur SPAK nëse kanë vendim gjykate për sekuestron e celularit të saj, por SPAK i ka dërguar vendimin për sekuestron e celularit të nënës së saj.
'Dosja Meta'
SPAK ka marrë të pandehur Ilir Metën, Monika Kryemadhin, nënën e saj Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun, ndërsa do të jetë gjyqtarja Irena Gjoka që do të vendosë nëse dosja do kalojë ose jo për gjykim.
SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Ndërsa Fatime Kryemadhi akuzohet për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun.
Meta ndodhet në burg që prej tetorit të vitit të kaluar, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje. Më 8 shtator, Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e Metës për lirim nga burgu, duke lënë në fuqi vendimin e 13 gushtit nga Shkalla e Parë, e cila argumentoi se nuk mund të lirohjej për shkak se mund të prishte provat dhe të intimidonte dëshmitarët. Edhe me 19 shtator, pasi paraqiti tjetër kërkesë, GJKKO nuk e ndryshoi masën ndaj tij. Ish-Presidenti ka bërë rekurs edhe në Gjykatën e Lartë, dhe kërkesa do të shqyrtohet më 9 tetor.
Kryemadhi-Meta, tashmë ligjërisht të divorcuar, akuzohen se ndër vite kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe kanë fshehur burimin e tyre duke përdorur edhe familjarët.
Monika Kryemadhi ka hedhur akuza ndaj SPAK se ka gënjyer SHBA dhe Britaninë e Madhe në letërprositë që u kanë kërkuar për dosjen ‘Meta’, ku ajo është e pandehur bashkë me të emën dhe ish-bashkëshortin Ilir Meta. Para GJKKO, ku u shty seanca paraprake, Kryemadhi tha se SHBA e ka pyetur SPAK nëse kanë vendim gjykate për sekuestron e celularit të saj, por SPAK i ka dërguar vendimin për sekuestron e celularit të nënës së saj.
“Janë dy letër porosi, njëra që është çuar në Angli dhe një tjetër në Amerikë, por do t’iu bëj me dije më vonë, jam skandalizuar nga mënyra se si këto dy shtete i janë përgjigjur SPAK. SHBA i thotë a keni vendim gjykate për sekuestron dhe SPAK ka gënjyer dhe thotë po kemi dhe i çon vendimin për sekuestron e celularit të mamasë sime. I thotë që mamaja ka të ardhura vetëm si pensioniste, ndërkohë mamaja ime ka ardhur në Tiranë që në 1962 dhe ka punuar dhe justifikon blerjen e shtëpisë, pavarësisht se këta nuk e pranojnë. Nga ana tjetër, Britania ju thotë se na keni shpjeguar telefonin e kësaj zonjës dhe CV e Metës, a mund të na thoni cili është krimi që ka bërë Meta dhe Kryemadhi se nuk e shohim. Dhe tjetra, mos u tallni me ne se ne nuk ndjekim njerëz e u përgjojmë telefonat”, tha Kryemadhi.
Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi hodhi akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani se ka mbajtur në “sirtar” dosjen për bandën e Durrësit, duke e goditur pas zgjedhjeve. Shënjestroi gjithashtu edhe deputetët e opozitës, teksa tha se nuk duhet të merren me ministren virtuale Diella por të denoncojnë kryeprokurorin.
“Zoti Dumani kur u bë kryeprokuror, për të gjithë gazetarët dhe parlamentarët opozitarë që harxhojnë kohën dhe merren me Diellën dhe bëjnë lojën e Edi Ramës, pse nuk bëjnë ditën që është shënuar ky kryeprokuror. Sa kilogramë drogë është hapur në Portin e Durrësit? Zero! Domethënë se kur erdhi vendimi i Gjykatës së Antimafias për bandën e fortë të Durrësit për t’u arrestuar që në shkurt, u mbajt tre muaj në zyrat e SPAK, më pas u vënë zgjedhjet, u përdorën për të nxjerrë rezultatet e zgjedhjeve dhe më pas pas i përdorën të gjithë grupet kriminale me Task Forcën e famshme të SPAK. Pasi edhe i njoftuam ditën që dilte urdhri për arrest, hanin e pinin bandat nëpër restorante. Po deshe iu them edhe emrin e restorantit, dhe më pas i hipën avionët dhe u larguan të lumtur në drejtime të paditura. Kjo është ajo që duhet të bëjë opozita. Mos do të thoni se jam këtu për personale, politik është gjyqi im.”, tha Kryemadhi.
Procesin gjyqësor të nisur ndaj saj dhe ish-bashkëshortit Meta, Monika Kryemadhi e sheh si një gjyq politik. Në dalje të GJKKO, pasi u vendos shtyrja e seancës paraprake, Kryemadhi tha se në sistemin e drejtësisë janë përfshirë njerëz me frustrime që profesionin e kanë kthyer në hakmarrje profesionale.
“Sigurisht që politik është gjyqi im, ditën që kam denoncuar inceneratorin e Tiranës, dherat e famshme. Me paratë e inceneratorëve pastaj kapen gjyqtarët që mbajnë në burg njerëz të pafajshëm dhe lirojnë grupet e struktura kriminale, kjo është drejtësia për të cilën flasim, i bëj thirrje opozitës, medias por edhe qytetarëve, kur në sistemin e drejtësisë përfshihen njerëz që kanë frustrime nga e kaluara dhe që profesionin e kthejnë në hakmarrje personale, sigurisht që këto janë pikat e dobëta të drejtësisë”, tha Kryemadhi.
Ish-deputetja Monika Kryemadhi foli pasi në GJKKO u shty seanca paraprake për kalimin e dosjes në gjyq ose jo. Kryemadhi akuzoi SPAK për intimidim e shantazhim të dëshmitarëve. Ky ndryshon SPAK nga një kriminel që i vendos një pistoletë në kokë një biznesmeni apo një politikani, pyeti Kryemadhi jashtë ambienteve të GJKKO.
“Procesi lë shumë për të dëshiruar, për mënyrën dhe metodologjinë që është përdorur. SPAK dhe i gjithë procesi ka qenë shumë i zënë me intimidimin apo kërcënimin e dëshmitarëve, që për hir të së vërtetës në dëshmitë që kam lexuar të gjithë dëshmitaret veçse kanë përballur presionin dhe intimidimin, kanë thënë të vërtetën, por s’kanë çfarë thonë ndryshe.
Ku ndryshon një kriminel i vendos një pistoletë në kokë një biznesmeni, një prokurori, një politikani, nga një institucion si ky këtu që kërcënon, intimidon, shantazhon, linçon një qytetar që nuk pranon të thotë atë që ka dëshirë të thotë prokurori në dosje”, tha Kryemadhi.
Monika Kryemadhi, pas daljes nga GJKKO, foli për mediat teksa tha se ka shumë gjëra për të thënë dhe se do të jetë në të gjithë ekranet e TV-ve. Sipas saj, dosja është shumë voluminoze dhe ka vënë re shumë gjëra.
“Nuk ishte i pranishëm zoti Mta, ishin të tjerët. Edhe mamaja ime nuk ishte. Por nuk është se është shkak kjo gjë. Ndërkohë që edhe materialet voluminoze që janë të mëdha iu lë mundësi edhe më shumë avokatëve për t’u njohur me materiale që janë pjesë e dosjes. Me aq sa kam vënë re ka shumë gjëra dhe shumë shpejt do të jem në ekranet e TV dhe emisionet për të ndjekur hap pas hapi dosjen dhe mënyrën e të vepruarit. Do ta filloj me televizionin e opozitës Syri, besoj se do ma hapë ekranin Syri. Do shkoj te të gjithë TV, po e them aty se e mban veten si të opozitës dhe do më japë shansin që të shprehem. Do të jem e hapur për të gjithë, për të vazhduar më pas te Neës 24.”, tha Kryemadhi.
Sipas Kryemadhit, ajo dhe Meta akuzohen për korrupsion pasiv ndërkohë që nuk ka asnjë të akuzuar për korrupsion aktiv. Kryemadhi akuzoi SPAK për shpërdorim pasi hetimi, sipas saj, nuk është bërë si duhet.
“Kryemadhi, Meta akuzohen për korrupsion pasiv ndërkohë që s’ka asnjë të akuzuar për korrupsion aktiv. Kur nuk ka korrupsion aktiv si mund të ketë pasiv. Pavarësisht, dhe nëse është parashikuar, a janë pyetur biznesmenët për atë që akuzohem. E dyta, mosbërja e hetimit në thelb e plotësuar lë shumë shpërdorim nga ana e SPAK në marrëdhënie për të gjithë procesin e hetimit për të shkuar më tutje. Do të ballafaqohemi me dokumentet, duke filluar nga letër porositë me dezinformimin që bëhet poftë me aktin financiar që është bërë në mënyrë të njëanshme nga SPAK në marrëdhënie me mamanë time, sepse sipas Altin Dumanit, Fatimes i fillon jeta në 2001 në Tiranë. Kjo nuk do të se të gjithë tironsit para 2001, iu fillon jeta kur ka ardhur Dumani apo SPAK në Tiranë”, tha Kryemadhi.
Komente

Kësaj i thonë tërhiq e mos e këput,avokat bajga qënka sëmurë,vazhdon varjanti deri sa të kalojnë afatet dhe kriminelët të shpëtojnë njëlloj si shpëtoi Lul Basha kur vodhi 250 mil.euro nga rroga e kombit... Sa për sy e faqe meruni me ndonjë kryetar bashkie të dorë tretë...skeni bythë të mereni me kokat e krimit,Sali non grata tall b*thën dhe ju deskrititon përditë.
Përgjigju