Monika Kryemadhi ka hedhur akuza ndaj SPAK se ka gënjyer SHBA dhe Britaninë e Madhe në letërprositë që u kanë kërkuar për dosjen ‘Meta’, ku ajo është e pandehur bashkë me të emën dhe ish-bashkëshortin Ilir Meta. Para GJKKO, ku u shty seanca paraprake, Kryemadhi tha se SHBA e ka pyetur SPAK nëse kanë vendim gjykate për sekuestron e celularit të saj, por SPAK i ka dërguar vendimin për sekuestron e celularit të nënës së saj.
“Janë dy letër porosi, njëra që është çuar në Angli dhe një tjetër në Amerikë, por do t’iu bëj me dije më vonë, jam skandalizuar nga mënyra se si këto dy shtete i janë përgjigjur SPAK. SHBA i thotë a keni vendim gjykate për sekuestron dhe SPAK ka gënjyer dhe thotë po kemi dhe i çon vendimin për sekuestron e celularit të mamasë sime. I thotë që mamaja ka të ardhura vetëm si pensioniste, ndërkohë mamaja ime ka ardhur në Tiranë që në 1962 dhe ka punuar dhe justifikon blerjen e shtëpisë, pavarësisht se këta nuk e pranojnë. Nga ana tjetër, Britania ju thotë se na keni shpjeguar telefonin e kësaj zonjës dhe CV e Metës, a mund të na thoni cili është krimi që ka bërë Meta dhe Kryemadhi se nuk e shohim. Dhe tjetra, mos u tallni me ne se ne nuk ndjekim njerëz e u përgjojmë telefonat”, tha Kryemadhi.
Lajmi kryesor:
Shtyhet më 9 tetor seanca paraprake për dosjen ‘Meta’, avokati i sëmurë! Kryemadhi: Gjyqi im politik, SPAK intimidon dëshmitarët (VIDEO)
SI.E./I.M/ReportTv.al
