Kryemadhi llogari në parajsat fiskale me ortakë rusë të shpallur 'non grata' nga SHBA, këmbëngul PS: Drejtësia t’i shkojë deri në fund

4 Prill 2023, 13:42| Përditesimi: 4 Prill 2023, 14:22

  • Share

Partia Socialiste vazhdon të kërkojë me insistim që drejtësia të nisë hetimin ndaj deputetes Monika Kryemadhit pasi lajmeve se është përfshirë në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani offshore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës. Nga selia rozë, deputeti Petro Koçi u shpreh se drejtësia duhet të nisë hetimet për Kryemadhin për mosdeklarim të ardhurash, fshehje pasurie e pastrim parash.

‘A është ajo aksionere me këto oligarkë rusë në kompanitë offshore. Si mundet që një ligjvënëse të përfshihet në marrëdhënie biznesi me oligarkë rusë? Si mund ta bëjë këtë gruaja e ish presidentit? Kryemadhi duhet t’i deklarojë këto. Kryemadhi gjen si rrugëdalje kërcënimet dhe shantazhet ndaj mediave. PS i bën thirrje drejtësisë të shkojë deri në fund e mbi të gjitha për raportet e biznesit me oligarkët rusë.’- tha Koçi.


Lajmi kryesor:

Kryemadhi llogari në parajsat fiskale me ortakë rusë, Rama: Drejtësia e re të japë përgjigje, është emergjencë kombëtare dhe ndërkombëtare


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?