Në të njëjtën linjë si kreu i PD-së Lulzim Basha, edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, nuk e ka pranuar përgjegjësinë e humbjes, dhe tha se ato do të vijojnë betejën e tyre, duke shtuar se LSI do të jetë në çdo qytet dhe pranë çdo shqiptari. Kryemadhi tha se numëruesit e LSI do të vijojnë betejën deri në fund për të legjitimuar të gjitha grabitjet e votave të LSI. Kryemadhi tha se ato janë si Feniksi dhe se nga hiri i tyre do të ripërtërihen.
Ne mbetemi të palëkundur në të gjithë këtë proces dhe jo vetëm që nuk do të tërhiqemi, por do ta vazhdojmë betejën tonë edhe më tutje.
LSI nuk do të jetë vetëm në Parlament, por do të jetë në sheshe, do të jetë në çdo qytet dhe do të jetë në shtëpitë e qytetarëve shqiptarë. LSI do të vazhdojë denoncimet e saj për çdo manipulim dhe për çdo tjetërsim vote që është bërë në këtë proces. LSI do të vazhdojë në mënyrë të pashtershme, duke filluar që sot, për ta çuar deri në fund betejën e procesit zgjedhor.
Ju bëj thirrje të gjithë numëruesve dhe anëtareve të KZAZ-së të jenë vigjilentë sepse në Durrës, ku Edi Rama merr mandatin e Elona Gurit vetëm me 139 vota, deri tani kanë dalë mbi 15 fletë të pavlefshme të numëruara për Partinë Socialiste. Prandaj në Berat, në Korçë, në Durrës, kudo, numëruesit dhe komisionerët tanë të numërojnë çdo votë të Lëvizjes Socialiste për Integrim për kandidatët, të Partisë Socialiste për kandidatët dhe të Partisë Demokratike për kandidatët. Sepse tradhtia më e madhe vjen në tre mandatet e Beratit, të Korçës dhe të Durrësit, ku mandate të cilat i janë grabitur LSI-së, për të nxjerrë Edi Ramën në Durrës, pra për 140 vota i hiqet mandati LSI-së dhe i jepet Edi Ramës, pra e kuptoni simbolikën e rëndësishme. Për 150 vota i hiqet mandati Endrit Braimllarit dhe i jepet Niko Peleshit, e kuptoni simbolikën. Dhe tjetërsohet rezultati për 30 vota, në të qindtën e sekondës, duke i hequr mandatin Ardit Çelës dhe duke ja dhënë Blendi Klosit. Prandaj kjo është tradhtia më e madhe vetëm në tre mandate, pa llogaritur të gjithë procesin zgjedhor.
Prandaj numëruesit dhe komisonerët tanë të vazhdojnë betejën deri në fund, jo vetëm për të legjitimuar të gjitha grabitjet e votave të LSI-së, por edhe për të nxjerrë të gjitha ato vota të pavlefshme, që janë të numëruara për Partinë Socialiste. Ky proces i manipuluar para, gjatë dhe pas votimit, që nga ndryshimet e njëanshme kushtetuese, për të cilat ne e dimë shumë mirë sesi u luajt dhe sesi u veprua, në dhunimin e Kushtetutës në mënyrën më flagrante, në përdorimin e Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë për të intimiduar, kërcënuar dhe frikësuar mbështetësit e LSI-së, saqë dhe për të blerë bukën mbështetësit e LSI nuk kishin dot mundësi për të pasur para në xhep.
Lajmi kryesor:
Kryemadhi: Gabuam strategji kur lamë mandatet e ikëm nga zgjedhjet! I kërkoj falje Ilir Metës! I përgjigjet Presidenti, 'harron' dorëheqjen: Në 2022 rikthehem në LSI
M.Q.//ReportTv.al