Monika Kryemadhi

Kryemadhi në Memaliaj: Fokusi te blegtoria dhe bujqësia! Kryeministri do largohet, në Elbasan e kishin pritur me thirrjet ‘Rama ik’

14 Mars 2021, 15:54| Përditesimi: 14 Mars 2021, 16:02

  • Share

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka prezantuar kandidatin për deputet Albert Malaj në Memaliaj. Ajo ka thënë se LSI mund të bëjë një strategji të mirë për të zhvilluar bujqësinë dhe blegtorinë.

“Ne e dimë shumë mirë se Tepelena shquhet për mishin e mrekullueshëm të gjedhëve.Mungesa e strategjisë së qeverisjes pjesë e së cilës jemi dhe ne pak nga pak se kemi mbyllur sytë. Edhe pse shqiptarët paguajnë taksa pafund ajo që ne themi janë disa gjëra që ne duhet të kemi në vëmendje. Nuk është vetëm historia e Ali Pashës ajo që identifikon tepelenën. Mburremi me gjirokastrën me gurës e saj. Këtë mburrje ta kthejmë në angazhimin tonë. Biznesi i vogël është një mënyrë e mirë për të fuqizuar gruan dhe ekonominë. Ne mund të bëjmë strategji për të zhvilluar bujqësinë dhe blegtorinë”, tha ajo.

Ng atje Kryemadhi komentoi  dhe situatën e krijuar sot në Elbasan ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD Lulzim Basha. Për Ramën tha se ai ishte i ikur pasi është pritur me thirrjet "Rama ik".

“Ai i ikur është se në Elbasan e kishin pritur me thirrjet Rama ik”.


Lajmi kryesor:

Prezantimi i kandidatëve në Gjirokastër, Kryemadhi: Presioni është i madh por shqiptarët nuk e fshehin optimizmin për ndryshimin


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?