Mëngjesin e sotëm në një prej shtëpive karakteristike të Gjirokastrës, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi prezantoi kandidatët për deputetë në Gjirokastër Vangjel Tavo, Myrvete Asqeri dhe Freskida Çako.
Kryemadhi tha se edhe pse ka presion shumë të madh nga pushteti shqiptarët nuk ngurrojnë ta shprehin optimizmin për ndryshimin.
"Ne jemi shumë të qartë, por edhe shumë optimistë, pasi po vij nga Dibra, Skrapari, ku energjia është e jashtëzakonshme. Njerëzit mezi po presin 25 prillin pavarësisht se presioni është i jashtëzakonshëm, tentimi për ti blerë nëpërmjet vendeve të punës me kontrata, apo nëpërmjet parave që nuk i dihet origjina nga vjen, pavarësisht qëndresa është shumë e madhe dhe ata thotë se duhet të largohen. Nuk duhet të largohen sepse përfaqësojnë një parti politike. Ti Vangjel të quajmë minoritar ne, pavarësisht se je më shqiptar se këta që bëjnë si shqiptarë. Dashuria që kanë për qytetin dhe kjo dashuri e këtyre të rinjve dhe të rejave që po jetojnë sot në Gjirokastër, po mundohen ta mbajnë me mund dhe me djersë duhet stimuluar më shumë, ndihmuar, përkrahur nga LSI", tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka prezantuar kandidatin për deputet Albert Malaj në Memaliaj. Ajo ka thënë se LSI mund të bëjë një strategji të mirë për të zhvilluar bujqësinë dhe blegtorinë.
“Ne e dimë shumë mirë se Tepelena shquhet për mishin e mrekullueshëm të gjedhëve.Mungesa e strategjisë së qeverisjes pjesë e së cilës jemi dhe ne pak nga pak se kemi mbyllur sytë. Edhe pse shqiptarët paguajnë taksa pafund ajo që ne themi janë disa gjëra që ne duhet të kemi në vëmendje. Nuk është vetëm historia e Ali Pashës ajo që identifikon tepelenën. Mburremi me gjirokastrën me gurës e saj. Këtë mburrje ta kthejmë në angazhimin tonë. Biznesi i vogël është një mënyrë e mirë për të fuqizuar gruan dhe ekonominë. Ne mund të bëjmë strategji për të zhvilluar bujqësinë dhe blegtorinë”, tha ajo.
Ng atje Kryemadhi komentoi dhe situatën e krijuar sot në Elbasan ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD Lulzim Basha. Për Ramën tha se ai ishte i ikur pasi është pritur me thirrjet "Rama ik".
“Ai i ikur është se në Elbasan e kishin pritur me thirrjet Rama ik”.
Ne Elbasan e kane pritur me thirrjen Rama IK! Ato qe kane dalur ta presi me thirrjet Rama IK jane ashi Kurvash&kodoshash si Likja yt.
Përgjigju