Politikë

Pas Bashës, edhe Kryemadhi sulmon Reformën në Drejtësi: Është bërë për t'i shërbyer Edi Ramës!

21 Tetor 2020, 17:04| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 18:24

  • Share

VORË- Pas kryedemokratit, Lulzim Basha, edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi sulmon Reformën në Drejtësi. Nga Vora, në takimin e banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, Kryemadhi u shpreh kjo Reformë është bërë për t'i shërbyer kryeministrit Edi Rama. "Nuk besoj te reforma në drejtësi se ka ardhur për të caktuar gjyqtarët e Ramës e Engjëll Agaçit", tha Kryemadhi.

Projekti i rindërtimit vetëm në 3D, tha kryetarja e LSI-së, në takimin me disa nga banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Vorë. Pa maska dhe e pa distancë të ruajtur, Kryemadhi u "qau" hallin banorëve të cilët ankohen se nuk kanë përfituar asgjë, teksa ka hedhur akuza për kryeministrin Edi Rama, si edhe i doli në mbrojtje presidentit Ilir Meta, bashkëshortit të saj.

"Po si nuk u ngop ky njeri detin po, naftën, po, pronat po. S'do marrë asgjë me vete. Tani që është President Meta, do të grabis Kushtetutën, po Meta nuk po e lë. Si s'u ngop Rama në pushtet që në 98 pa zbritur asnjë sekondë", tha Kryemadhi.

Më herët, Kryemadhi ka qenë në Kombinat në takimin me banorët të prekur nga tërmeti ku u premtoi banorëve që kanë pësuar dëme nga tërmeti, se nuk do lejojë që t'u tjetërsohet prona nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Edhe atje, kryetarja e LSI-së, u shfaq pa maskë.

B.K./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • tosi: 22/10/2020 09:33

    po kjo Nafije dybeku i paska kryqet e shtrembera , ta shpifka fare dhe hunden si hunde luani ma ato vrimat te frikeshme , na e shpife fare,,,

    Përgjigju
  • raul: 22/10/2020 08:12

    U tret e shkreta Nafije dybeku duke menduar per popullin, shikojini kryqet e shtrembera si i duken , Taman si shore dere me dere me ca kusherinj te 7-te te sharebajgave te haremit te Jales shetit neper Tirane duke u ndeshur me veshtrimet gjithe urrejtje te qytetareve te Tiranes. Kurre me ne pushtet kjo gruaja me gojepiste e planetit dhe banda e drejtoreve dhe ministrave superhajdute te leshitlikes qe gerryen buxhetin e shtetit deri ne palce dhe e lane rrugen e Elbasan Tirane rrugeve duke vjedhur fondet e saj diten qe rane nga pushteti....

    Përgjigju
  • Turpi Kombit: 21/10/2020 23:04

    Del nje baxhell e do te na zgjidhe hallet

    Përgjigju
  • Ehhuuu: 21/10/2020 18:55

    Vetem floririn tend nuk merr grabit dot, rri rehat

    Përgjigju
  • Like floriri: 21/10/2020 18:25

    Po çmendet Mona për parë,ke Flori moj katunare,sa dhe sashës i ke bo hale,me Flori të larë prej Kërrabë,bashkë me like florinë,30 vjet ke që vjedh Shqipërinë.

    Përgjigju
  • Arben Metani: 21/10/2020 17:48

    O Kryemadhi(e), ti, Meta, Saliu, Basha & company, nuk njihni logjike tjeter vec asaj te ngopurit, apo jo, me te vjedhur. Por ketu eshte gabimi i madh i juaji me Ramen. Rama nuk erdhi dhe nuk qendron ne politike per te vjedhur, por per te bere dicka te mire per kete vend, qe ju e shkaterruat, me dashje apo jo. Nese e ke fjalen per hajdutet qe kapen per dite, edhe ne kete qeveri, te tille, ka dhe do te kete cdo qeveri dhe cdo force politike. Ndryshimi eshte se ju i nxisnit me shembullin tuaj, Rama jo, perkundrazi, i lufton.

    Përgjigju
  • Endri: 21/10/2020 17:45

    S’u ngope ti me ate katundarin tet shoq moj zhgarravine??!!

    Përgjigju
    • robi: 21/10/2020 19:33

      Po cfare mereni me Nafije dybekun e leshitlikes, femra me e urryer per shqiptaret, shkofte ne te semes

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?