Politikë

Kryemadhi: Shpresat për çeljen e negociatave me Shqipërinë u shuan

18 Qershor 2019, 20:37| Përditesimi: 18 Qershor 2019, 20:38

  • Share

"Shpresat për çeljen e negociatave me Shqipërinë u shuan edhe këtë qershor". Kështu e nis reagimin e saj, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Në reagimin e saj, Kryemadhi shkruan se vendi do të marë dritën jeshile nga BE, vetëm pas largimit të kryeministrit Edi Rama.

"Shpresat për çeljen e negociatave me Shqipërinë u shuan edhe këtë qershor! Bashkimi Europian dha sinjalin më të fortë se perspektiva europiane me Edi Ramën dhe qeverinë e tij është e pamundur.

Largimi i Ramës dhe çlirimi i sistemit nga diktatura e krimit, është e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe shqiptarët! Ne jemi të vendosur në kauzën tonë, për themelin e demokracisë, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jemi të vendosur në anën e drejtë të historisë në luftën pa kompromis me krimin e organizuar dhe krijimin e një Shqipërie me mundësi të barabarta dhe liri ekonomike, që shqiptarët ta ndërtojnë jetën këtu, në shtëpinë e tyre!

Sot është koha për një bashkim kombëtar! Të gjithë bashkë në 21 Qershor për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas", shkruan Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

Negociatat/ PD: Rama, kryeministri i vetëm që një lajm të keq quan pozitiv! Kryemadhi: U shuan shpresat! Rama të largohet


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?