Kronikë

Kryemadhi: Shumë shpejt do të jem në ekranet e TV! Unë e Meta akuzohemi për korrupsion pasiv kur s’ka asnjë të akuzuar për korrupsion aktiv

25 Shtator, 11:51| Përditesimi: 25 Shtator, 12:29

  • Share

Monika Kryemadhi, pas daljes nga GJKKO, foli për mediat teksa tha se ka shumë gjëra për të thënë dhe se do të jetë në të gjithë ekranet e TV-ve. Sipas saj, dosja është shumë voluminoze dhe ka vënë re shumë gjëra.

“Nuk ishte i pranishëm zoti Mta, ishin të tjerët. Edhe mamaja ime nuk ishte. Por nuk është se është shkak kjo gjë. Ndërkohë që edhe materialet voluminoze që janë të mëdha iu lë mundësi edhe më shumë avokatëve për t’u njohur me materiale që janë pjesë e dosjes. Me aq sa kam vënë re ka shumë gjëra dhe shumë shpejt do të jem në ekranet e TV dhe emisionet për të ndjekur hap pas hapi dosjen dhe mënyrën e të vepruarit. Do ta filloj me televizionin e opozitës Syri, besoj se do ma hapë ekranin Syri. Do shkoj te të gjithë TV, po e them aty se e mban veten si të opozitës dhe do më japë shansin që të shprehem. Do të jem e hapur për të gjithë, për të vazhduar më pas te Neës 24.”, tha Kryemadhi.

Sipas Kryemadhit, ajo dhe Meta akuzohen për korrupsion pasiv ndërkohë që nuk ka asnjë të akuzuar për korrupsion aktiv. Kryemadhi akuzoi SPAK për shpërdorim pasi hetimi, sipas saj, nuk është bërë si duhet.

“Kryemadhi, Meta akuzohen për korrupsion pasiv ndërkohë që s’ka asnjë të akuzuar për korrupsion aktiv. Kur nuk ka korrupsion aktiv si mund të ketë pasiv. Pavarësisht, dhe nëse është parashikuar, a janë pyetur biznesmenët për atë që akuzohem. E dyta, mosbërja e hetimit në thelb e plotësuar lë shumë shpërdorim nga ana e SPAK në marrëdhënie për të gjithë procesin e hetimit për të shkuar më tutje. Do të ballafaqohemi me dokumentet, duke filluar nga letër porositë me dezinformimin që bëhet poftë me aktin financiar që është bërë në mënyrë të njëanshme nga SPAK në marrëdhënie me mamanë time, sepse sipas Altin Dumanit, Fatimes i fillon jeta në 2001 në Tiranë. Kjo nuk do të se të gjithë tironsit para 2001, iu fillon jeta kur ka ardhur Dumani apo SPAK në Tiranë”, tha Kryemadhi. 


Lajmi kryesor:

Shtyhet më 9 tetor seanca paraprake për dosjen ‘Meta’, avokati i sëmurë! Kryemadhi: Gjyqi im politik, SPAK intimidon dëshmitarët (VIDEO)


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?