Kryemadhi: Unë nga mëngjesi kam takuar 500 të rinj, Rama ka bllokuar mediat, bën “dërr dërr”, ka harruar detyrën

7 Shkurt 2021, 12:34| Përditesimi: 7 Shkurt 2021, 15:36

  • Share

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi përveç takimit me të rinjtë profesionist, në Kombinat është takuar edhe me votuesit për herë të parë të asaj zone.  

Monika tha se ndërsa ajo ka takuar qindra të rinj dhe të reja të cilët janë votues për herë të parë, ndërkohë kryeministri i vendin që duhet të ishte në krye të detyrës bën “llapa llapa” gjithë ditën në ekran. Ajo shtoi se një ndër pikat e tij më të forta është të bëjë llafe pasi është ajo çka i ka dhënë shqiptarëve, është veç premtim dhe mashtrime.

“Ne në fakt sot jemi në takimin e 3 a 4 që po bëjmë në Kombinat. E nisëm ditën me një takim me të rinj profesionistë, ishte një numër i madh inxhinierësh, mjekësh. Gjëja e parë që thonë është se na ka ardhur në majë të hundës me mashtrimet e kryeministrit në ikje. Në fakt kur nisem unë për të folur për të, nuk ka nevojë të flas unë se flasin vetë njerëzit. Një urrejtje për shkak të papunësisë, taksave të larta, mungesës së punës së mirëpaguar dhe shikoj që në tv ka që në orën 9, ora po shkon 12. Unë kam takuar qindra të rinj e të reja, votues për herë të parë ndërsa ne kemi kryeministrin që duhet të ishte në krye të detyrës, të punojë po ai bën llapa llapa gjithë ditën ne ekran. Një nga pikat më të forta të tij ka qenë profesioni llafazan, i cili ju ka dhënë shqiptarëve vetëm llafe, premtime, mashtrime. Dhe kur vjen puna, taksat e larta, çmimi i energjisë i lartë, papunësi, janë ngritur shqiptarët me plaçka për të ikur, e pse? Sepse shikojnë një shoë man, i cili për hir të vërtetës, po të ketë administratë publike, drejtësi, ja pret rrogën se ka 4 orë që bën dërr dërr.”

“E keni parë se çfarë bën kryeministri, harxhon gjithë paratë e qeverisë Arla, i vë ledin përpara, i bllokon me gazetarë me televizione nga 4-5 orë e vetëm barcaleta e batuta. Ai nuk ka asnjë ide, se ku do të punojë Arla nesër, se si do shkollohet Arla nesër, se si do jetojnë prindërit e Armës, se si do rrisë rrogat, si do të rrisë pensionet, nuk flet ai. Ai vesh pantoflat e kuqe, xhaketat e kuqe, i fut edhe një fustan dhe mendon se kështu do të pasurohen shqiptarët. Sepse mendon se kështu do të krijojë vende pune, mendon se kështu do të krijojë hapësira për të rinjtë. Prandaj, më 25 prill Arla, si votuese për herë të parë që je ngule votën mirë për të ardhmen tënde.”

 Kryemadhi tha se fuqia e partisë së saj kanë qenë gjithmonë votuesit për herë të parë, dhe se LSI është e vetmja parti që mban fjalën.

“Fuqia e LSI-së kanë qenë gjithmonë votuesit për herë të parë, të rinjtë dhe të rejat, sepse në fund të fundit ne jemi e vetmja parti që e mban fjalën e saj, i mbajmë njerëzit, u përgjigjemi atyre. Është e vetmja parti politike që në 16-17 vjet të jetës së saj politike ka breza të rinjsh politikanësh, duke filluar nga Erisa Xhixho që kur ishte gjimnaziste, sot është nënkryetare e partisë, është pedagoge, është me grada shkencore, të cilat i ka marrë në opozitë. Kemi Endrit Braimllarin që e filloi si President i Gjimnazit ‘Besnik Sykja’ dhe sot është Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së, kandidon në Qarkun e Korçës, që do të jetë surprizë si qark. Kemi Kejdi Mehmetajn që edhe ajo erdhi si senatore e gjimnazit ‘Petro Nini Luarasi’ si nxënëse e ekselencës, sot është nënkryetare partie, kandidon edhe ajo në Qarkun e Fierit. Kemi Floidën që po ashtu erdhi si gjimnaziste ekselence e ‘Petro Nini Luarasit’, studente e ekselencës për Farmaci, që sot është kryetarja e LRI-së, deputete, kandidon sot këtu në Kombinat. Jo pa qëllim e kemi sjellë këtu, sepse Kombinati ka prodhuar elita në politikë dhe në shumë profesione të tjera. Kemi Eriolin, kemi Klevi Pojanën, që ka ardhur si gjimnazist i ‘Partizanit’, i diplomuar për Drejtësi e që sot është pjesë drejtuese e LSI-së për Tiranën dhe shumë e shumë të rinj të tjerë. Pra, është një strukturë politike që prodhon politikanë të rinj dhe Shqipëria ka vërtet nevojë për një mentalitet të ri, ka nevojë për njerëz të rinj, ka nevojë për mendësi të reja, ka nevojë për një vizion të ri.”, tha kryetarja e LSI-së.

 


Lajmi kryesor:

Kryemadhi: Projekti 'mëso dhe fito' për punësimin e të rinjve, një nga 5 prioritetet tona më mira (VIDEO)


J.GJ.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?