Kryemadhi uron besimtarët bektashianë në Ditës së Ashures: Të çlirojmë shpirtrat nga çdo mëkat dhe e keqe

1 Shtator 2020, 14:16| Përditesimi: 1 Shtator 2020, 14:45

  • Share

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi  uroi të gjithë besimtarët bektashianë  ditën e sotme nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve me rastin e Ditës së Ashures. Kryemadhi në fjalën e saj tha se dëshironte që të shkonte kudo bashkë me besimtarët në çdo shtëpi të shqiptarëve për të çliruar shpirtrat nga çdo mëkat që kanë nga çdo e keqe që i ka kapur për t’i dhënë begati familjeve.

"Që sot në Ditën e Hashures, është dita ku imam Hyseni udhëhoqi betejën në Qerbela për të përmbysur diktaturën famëkeqe të Jezitit Mavi dhe për të rindërtuar paqen, demokracinë dhe për të çliruar popujt nga kjo dhunë dhe nga kjo zgjedhë që i kapi. Sot në këtë Ditë të Hashures do të dëshiroja që me këtë urim të shkonim kudo në çdo shtëpi të shqiptarëve për të çliruar shpirtrat tanë nga çdo mëkat që ne kemi, nga çdo e keqe që ne na ka kapur dhe për të çliruar shpirtrat tanë dhe për t’i dhënë begati familjeve tona, për t’i dhënë begati popullit tonë, për t’i dhënë begati vendit tonë sepse sot më shumë se kurrë kemi nevojë për këtë ditë nga vijimi i të mirës mbi të keqen. Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë dhe Zoti i dhëntë Shqipërisë mbarësi, begati ashtu si në betejën e Qerbelasë u çliruan nga çdo dhunë e nga çdo padrejtësi që i është bërë njerëzimit. Faleminderit!", tha Kryemadhi.

Komento

Komente

  • Ore: 01/09/2020 16:46

    Po ku ka zot qe ti fali mekatet kesaj. Edhe shpia vet nuk e do me dhe e kane leshuar pa fre ne kerkim te karit

    Përgjigju
  • Xha temja: 01/09/2020 14:50

    Akoma nuk zuri mend kjo qe esht njeri i urryer nga njerezit apo duhet ti dalin tja shqyejne fytyren me silikon qe te zere mend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?