ITALI- Kryeministri italian Mario Draghi tha se do të bëjë vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19.
“Nuk kam rezervuar ende një vend, por grup moshës sime i lejohet ta bëjë këtë vaksinë, kështu që do ta bëj”, tha kryeministri.
Itali ishte një ndër shtetet evropiane të cilat në fillim të kësaj javë, të hënën pezulloi përdorimin e AstraZeneca, pas pretendimeve se ajo kishte efekte anësore.
Por dy ditë më parë, me publikimin e raportit të Agjencisë Evropiane të Barnave, Italia ditën e djeshme rinisi sërish vaksinimin e qytetarëve me AstraZeneca.
Ai foli edhe lidhur me vaksinën ruse, duke thënë se Italia mund ta përdori edhe nëse ajo nuk aprovohet nga EMA.
Itali është vendi i parë në botë i cili ka lidhur në kontratë me Sputnik V, pasi përmes kompanisë farmaceutike zvicerane Adienne Pharma & Biotech SA, ajo prodhohet në vend.
Numri total i infektimeve ka shkruan 3,332,418, ndërsa ai i viktimave është 104,241 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.
Itali është një ndër vendet më të prekura nga pandemia dhe pasojat e saj socio-ekonomike, dhe megjithëse në fuqi ka masa mjaft shtrënguese anti-COVID ende situata epidemiologjike nuk është e stabilizuar.
Lajmi kryesor:
Kancelarja Merkel: Do të bëj vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19! Nëse miratohet nga EMA, të hapur ndaj Sputnik V
J.GJ./ReportTv.al