Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida në konferencë të përbashkët me kryeministrin, Edi Rama tha se mes dy vendeve janë vlerësuar bashkëpunimet në disa fusha, duke nisur nga importi i tonit nga Shqipëria dhe ngritja e një dhome tregtie Shqipëri-Japoni.
“Në fushën ekonomike bëmë një vlerësim të situatës të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve duke përfshirë importin e tonit nga Shqipëria në Japoni, gjithashtu ngritjen e dhomës së tregtisë Shqipëri-Japoni. Shpresojmë që të kemi një nxitje të eksporteve nga Shqipëria dhe investimeve nga Japonia”-u shpreh kryeministri japonez, Fumio Kishida.
Lajmi kryesor:
Rama: Tokio do dërgojë të dërguar special në rajon, presim me padurim që shqiptarët të lëvizin pa viza në Japoni! Kishida: Jemi pozitiv për eksportet
B.V/r.k./ReportTv.al