‘Kryeministri përdor avion personal për salltanete’, Salianji reagon për zjarrin në Sazan: Duhet hetim dhe ndëshkim penal

7 Qershor 2022, 13:28| Përditesimi: 7 Qershor 2022, 13:29

  • Share

1652089701_salianji.png

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me zjarrin që ka përfshirë ishullin e Sazanit, ku u desh ndërhyrja e një avioni nga pala greke për të ndërhyrë në shuarjen e flakëve. Sipas Salianjit qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të mos u përsëritur e njëjta situatë që ishte vitin e kaluar, ndërsa për këtë duhet të ketë hetim dhe ndëshkuar penalisht për shpërdorim detyre. Salianji thotë se qytetarët shohin sesi kryeministri përdor avion personal, vetëm për salltanete familjare.

Postimi i plotë

Në Shqipëri vetëm Rama fluturon, qeveria është në ajër, qytetarët i kanë shtrirë përtokë!

Shqipëria vitin që lamë pas kaloi një verë të vështirë prej zjarreve ku sërish qeveria u gjet e papërgatitur për ta përballuar e menaxhuar si situate. Janë ende të freskëta në memorien e gjithsecilit, pamjet e operacioneve të ushtrisë për shuarjen e zjarreve me mjete rrethanore.
Nuk mund të harrohem imazhet kur zjarret përpinin qindra e mijëra sipërfaqe tokësore në disa zona të vendit dhe ministria pajiste ushtarët e FA me degë pemësh, lopata e kazma për t’u përballur me flakët! Si në çdo rast qeveria shmangu përgjegjësitë dhe lexoi komunikatat e dëmeve që zjarret lanë pas!

Këtë vit sezoni veror nisi po njësoj, qeveria fajëson këdo, madje dhe ata që përpiqet të shuajnë flakët, por nuk merr asnjë masë dhe tregon sërish paaftësinë e saj për të përballuar një situatë të ngjashme me një vit më parë.

Në nëntor të vitit 2021 e kam pyetur Ministrin e Mbrojtjes në komision nëse buxheti që kërkonin ishte i mjaftueshëm për t’ia dalë këtë vit në situata të mundshme zjarresh. Pyetjet për ministrin dhe qeverinë e tij ishin këto:

“Nuk është aty ku duhet gjendja e helikopterëve, gjithë specialistët më thonë ne Shqipëria nuk ngre dot në ajër asnjë helikopter, dini gjë ju si është gjendja e operacionalitetit të tyre? Paratë e taksave të shqiptarëve shpërdorohen pa pasur përgjegjësi askush! A do vijë helikopteri i blerë për një viti e gjysmë që ndodhet në Itali. A paguhet për parkimin e tij atje? A i keni adresuar drejt fondet e buxhetit në raport me nevojat e forcave të armatosura. Në Zall Herr akoma rrinë nëpër çadra, ndërkohë që harxhohen 5 mln euro për të bërë një muze që sot nuk është funksional”.

Qeveria u përgjigj se mjaftonin për të zgjidhur çdo situatë dhe se ka marrë çdo masë! Sot kur zjarri po shkrumbon Sazanin dhe qeveria vetëm e sheh nga larg duke shpërfaqur gjithë paaftësinë e saj për zgjidhje dhe ndihmë, përgjegjësia për ato deklarata të papërgjegjshme është e qartë. Sot përgjegjësia nuk është vetëm politike dhe morale, por është shpërdorim që duhet hetuar dhe ndëshkuar penalisht!

Sot qytetarët shohin se si Kryeministri përdor si avion personal vetëm për salltanetet familjare dhe qejfe personale! Për Ramën ka më shumë rëndësi që shqiptarët të paguajnë me taksat e tyre komoditetin e tij se sa të sigurojë mjete për ruajtjen e Shqipërisë nga shkrumbimi i përvitshëm!
Shqipëria sot ende nuk ka një mjet për të shuar zjarret nga ajri!


Lajmi kryesor:

Ishulli i Sazanit 4 ditë nën 'pushtetin' e flakëve, Ministria e Mbrojtjes: Greqia sjell avionin 'bombardues të ujit'! Neutralizohen vatrat e zjarrit


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?