Rama ndërhyrje kirurgjikale urgjente për heqjen e appendisitit në QSUT! Mjekët: Brenda 24 orëve mund të dalë nga spitali, rikuperimi për 2-3 ditë

17 Prill 2023, 08:04| Përditesimi: 17 Prill 2023, 11:59

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale me urgjencë në orët e para të mëngjesit për heqjen e appendisitit, ndërhyrje e cila ka rezultuar e suksesshme. Siç njofton zyra e shtypit të kryeministrit, natën e kaluar, pas kryerjes së disa testeve imazherike në qendrën spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, kreu i qeverisë u diagnostikua me appendisit akut.

Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e appendisitit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Operacioni ka zgjatur rreth 1 orë dhe është kryer me laparoskopi (jo me thikë). Ndërhyrja u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT.

Mjekët që kanë marrë pjesë në ndërhyrjen kirurgjikale të kryeministrit, kanë bërë me dije se gjendja paraqitet e mirë dhe brenda 24 orëve pritet të lërë ambientet e spitalit. Shefi i Kirurgjigjisë Arben Gjata, tha se koha e rikuperimit nuk do të jetë më shumë se 2-3 ditë.

‘Operacioni shkoi mirë, nuk ka temperaturë dhe sot do të fillojë dhe të ushqehet. Nesër besoj se duhet të dalë nga spitali. Me laparoskopi koha e rikuperimit është shumë e shpejtë, brenda 2-3 ditësh. Kryeministri nuk duhet të tregojë ndonjë kujdes të shtuar. Ai mund të ecë që sot.’- tha Gjata.

Burime për gazetarin Ermal Qori bëjnë me dije se fushata elektorale do të vazhdojë pa ndërprerje, mjekët do ta thonë ekzaktësisht se sa ditë do i duhet për rikuperim, ndërsa një formë për të ruajtur ritmin e fushatës është vijimi i saj me deputetët dhe drejtuesit politik në çdo qark së bashku me kandidatët. 

Ora 10:40
Rama bën ndërhyrje me urgjencë për appendisitin, shefi i Kirurgjisë: Brenda 24 orëve del nga spitali! Është në gjendje të mirë

Shefi i Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata në një dalje për mediat ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të kryeministrit Edi Rama, pas ndërhyrjes kirurgjikale me urgjencë për heqjen e appendistit. Gjata tha për mediat se ndërhyrja është kryer me laparoskopi rreth orës 02:00.

‘I ka bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme në QSUT. Si operacion shkoi mirë, gjendja post-operatore është fare stabël. Sot besoj do të fillojë dhe të ushqehet, brenda 24 orëve mund të shkojë në shtëpi. Koha e rikuperimit total besoj do të jetë 2 ose 3 ditë.  Nuk duhet të ketë asnjë kujdes të shtuar. ’- tha Gjata.

I pyetur nëse do të jetë në gjendje që të zhvillojë takime elektorale, mjeku tha se kryesocialisti mund të dalë për 2 ose 3 ditë.

‘Mund të ecë vetë deri sot. Në fushatë varet, për 2-3 ditë. Është operuar në sallat që kemi pasur! Ishte në gjendje të mirë komunikon normalisht.’- tha Gjata.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zuli: 17/04/2023 21:57

    Marshalla me kto fjalet e huja,e keni ba shqipen gjell turli,ha ha ha Scimmiette huhuhuhahahaaaaaaa

    Përgjigju
  • eri: 17/04/2023 21:12

    Sa euro i dhe doktorit,anestezistit,infermiereve qe te kapin ne dore o Edo?

    Përgjigju
  • Beni: 17/04/2023 20:11

    Wow,a pret vizita?

    Përgjigju
  • Memet Halemi: 17/04/2023 19:50

    A c,me kenaqe o Musa Stafa me kujtove ato kohet e bukura qe ngrinim dollin e pare per madherin e tij Komandant Enverin.Eme ta lumsha Musa

    Përgjigju
  • noru: 17/04/2023 18:04

    jeni qe jeni i operoni dhe trute,,,,se na e shkatarroi tiranen dhe durresin me pallate halja...

    Përgjigju
  • Musa Stafa: 17/04/2023 17:25

    Shumë i nderuar zoti kryeministër të uroj të shkuara dhe shëndet të plotë, të dalësh sa më shpejt nga spitali dhe të bëjmë fushatën zgjedhore ashtu sikur na ka lezet.Të uroj shëndet të plotë për ty dhe familjen tënde.

    Përgjigju
  • Or tej: 17/04/2023 13:39

    Do zoti e ben noj mrekulli per ne or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Bilo: 17/04/2023 13:06

    A tu desh te paguash qe te marresh sherbimin qe te takonte? A pagove me leke apo me euro? Bakshish te kerkuan? Gjithsesi sherim te shpejte

    Përgjigju
  • Loni: 17/04/2023 12:56

    Qr kerciten sufllaqet keq fare

    Përgjigju
    • Supaxhiu shqipfoles: 17/04/2023 14:02

      Jane sklleverit e mi! Nuk jane te PS! E filluam kete loj diten kur u be nje debat ketu mbi identitetin e Pirros se Epirit. E di qe nuk e menduam mire taktiken e kopjuar, sepse duhet te prisnim ke kalonin disa kohe. Jo ta kthenim ne strategji qysh ne ate moment kur dihej se neve jemi supaxhinj ne sherbim te Athines, por c’ti bejm… aq tru kemi! Po te kishim me shume tru do kishim lexuar dy libra dhe do kuptonim se origjinen e kemi shqiptare, jo greke!

  • Labushi: 17/04/2023 12:46

    Do zoti e keni operuar si operoni njer,it e thjesht

    Përgjigju
  • Shqiptar: 17/04/2023 12:36

    Te shkuara zoti Rama

    Përgjigju
  • Serina: 17/04/2023 12:22

    Me fal po ca rendesie ka? Po ben operacion super normal si te gjithe njerezit e tjere. Ka zgjedhur QSUT-ne per tu dukur qe u beson spitaleve shteterore qe i ka lene per faqe te zeze. Rama eshte show dhe ata qe e ekspozojne bukur jane ata qe i shtrojne tapetin.

    Përgjigju
    • Xoni: 17/04/2023 14:09

      Per faqe te zeze I la shpellari Sal Berisha qe n’a eshte gjasme edhe doktor bajga

  • Genti: 17/04/2023 12:13

    Sherim te shpejt

    Përgjigju
    • @usa: 18/04/2023 04:26

      Une vete shkoj ne privat se kam siguraciin nderkombetar, po asnje sherbim nuk eshte se me mbush mendjen shume. Dhe nuk e di me siguri nese duhen apo shtojne analiza e sherbime sa te nundet. Kam pare te njejtin protokoll ne sherbimin publik me familjare te mi dhe nuk me ka kerkuar dhe s’i kam dhene kujt leke. Vlen ne te dy anet, mos ofroni para kur nuk duhet ofruar

    • Usa: 17/04/2023 16:42

      Faleminderit.Mos harroni qe shendetesia eshte falas per te gjithe.Falas deri pa futur ne der te spitalit se pastaj te qethin

  • e drejta: 17/04/2023 12:07

    TE SHKUARA KRYEMINISTRIT ME TE MIRE TE KETYRE 33 VITEVE

    Përgjigju
  • Xhei: 17/04/2023 11:36

    Te kalume o gjigand

    Përgjigju
  • LORA: 17/04/2023 10:34

    Qofshin te kalume Sherim te shpejte per Kryeministrin e Shqiperise.

    Përgjigju
  • Arben: 17/04/2023 09:11

    Ashtu sic hoqi Rama me sukses qelbesiren nga trupi i tij, ashtu edhe populli shqiptar me 14 maj do heqe me sukses opoziten nga skena politike!

    Përgjigju
    • Shperthyesi: 17/04/2023 12:30

      Arbeni sufllaqeve, po eshte heret az.. ora 9 e mengjesit kerkojini partise ndonje brioshe apo nuk rrini dot pa shijen e salces se gjizes dhe qepes se sufllaqes. Pa merak se sa te hiqni opoziten dhe te keni vetem shokun Rama do hani sufllaqe gamori mengjes dreke dhe darke..vrima pus..

    • Hekuran Isai: 17/04/2023 10:28

      Rroft partia me shokun e gjat ne krye. Kur ndahen suflaqet se na griu uria.

    • Beni: 17/04/2023 10:24

      A i shkreti ti o Beni cfare apendisiti te plasur paske ne tru.

    • Arben Ahmetaj: 17/04/2023 09:53

      Rroft shoku Enver

    • Edveri: 17/04/2023 09:39

      Komunizmi dhe lideri dhe partia te na rroje sa malet.lart e me lart o shoke ta zhdukim Pluralizmin dhe te rikthejme monizmin.Kurr me nga mbrapa vetem per para tani se U lodhen delet nga mbrapa 10 vjet nga i gjati

    • Hasani: 17/04/2023 09:22

      E pam 50 vjet sa mire ishte pa opozit

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?