Shefi i Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata në një dalje për mediat ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të kryeministrit Edi Rama, pas ndërhyrjes kirurgjikale me urgjencë për heqjen e appendistit. Gjata tha për mediat se ndërhyrja është kryer me laparoskopi rreth orës 02:00.
‘I ka bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme në QSUT. Si operacion shkoi mirë, gjendja post-operatore është fare stabël. Sot besoj do të fillojë dhe të ushqehet, brenda 24 orëve mund të shkojë në shtëpi. Koha e rikuperimit total besoj do të jetë 2 ose 3 ditë. Nuk duhet të ketë asnjë kujdes të shtuar. ’- tha Gjata.
I pyetur nëse do të jetë në gjendje që të zhvillojë takime elektorale, mjeku tha se kryesocialisti mund të dalë për 2 ose 3 ditë.
‘Mund të ecë vetë deri sot. Në fushatë varet, për 2-3 ditë. Është operuar në sallat që kemi pasur! Ishte në gjendje të mirë komunikon normalisht.’- tha Gjata.
Lajmi kryesor:
Rama ndërhyrje kirurgjikale urgjente për heqjen e appendisitit në QSUT! Mjekët: Brenda 24 orëve mund të dalë nga spitali, rikuperimi për 2-3 ditë
M.Q./ReportTv.al