Edi Rama me Richard Grenell dhe Albin Kurtin në Mynih

Politikë

Kryeministri Rama ndan fotot nga pjesëmarrja në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takon edhe Richard Grenell e Albin Kurtin (FOTOT)

16 Shkurt, 18:45| Përditesimi: 16 Shkurt, 19:04

  • Share

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konferencën e Sigurisë në Mynih, e cila u zhvillua këtë fundjavë. Në llogarinë e tij në “Facebook”, ai ka ndarë disa foto nga takimet me liderë dhe personalitete të rëndësishme.

Fotot e renditura ndër të parat nga Rama, janë momentet e fiksuara nga takimi i tij me të Dërguarin e SHBA për Misione të Posaçme, Richard Grenell dhe kryeministrin Albin Kurti.

Kryemnistri Edi Rama ishte i ftuar edhe në panelin për zgjerimin e BE-së, ku adresoi kritika të forta ndaj Brukselit për zvarritjen e procesit të integrimit. Rizgjedhjen e Trump dhe kërcënimet tregtare që vijnë nga SHBA, kreu i qeverisë i sheh si një mundësi rizgjimi për Europën e cila duhet të punojë për fuqizimin e vetes në aspektin tregtar dhe ekonomik.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ramsi: 16/02/2025 23:54

    Nuk harron kurrë Trump fëllliqësirat sorrrrosiane, nuk shpëton i gjati ta harrojë, porta e burgut ështe be gati

    Përgjigju
  • Grenell: 16/02/2025 23:12

    Tani ai ska vlerë. Trump i çoi të vadisë lulet. Fotot janë sa për konsum te brendshëm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?