Politikë

Rama kritika BE për zgjerimin: Po ecën ngadalë, ndani mendjen për integrimin e Ballkanit Perëndimor! Zgjedhja e Trump, akti më bujar i Zotit kundrejt Europës

16 Shkurt, 11:57| Përditesimi: 16 Shkurt, 14:11

  • Share

Burokratik dhe jo të aftë t’i përgjigjet strategjikisht nevojave të kohës, e cilëson kryeministri Rama Bashkimin Europian, duke kujtuar zvarritjen e procesit të integrimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Europa duhet të ndajë mendjen për atë çfarë po ndodh, sepse ka ndryshuar sa i takon qëndrimit kundrejt nesh, ka ndryshuar s ai takon ritmit të përfarimit me BP. Por ajo çfarë po ndodh është që ndryshon shumë ngadalë dhe shumë pak. Mund të flasim gjithë ditën për procesin me meritë, por ka ardhur koha të bëjmë një ndarje të qartë, proces i bazuar në meritë duhet të jetë për një gjë, të drejtën e votës në Këshillin Europin, bazuar në meritë nuk mund të nënkuptojë sjelljen e të gjitha vendeve në tregun e përbashkët. Mendoj që kjo tashmë mund të përshpejtohet tërësish, mund të jetë diçka që lidhet shumë më tepër me sjelljen e asaj pjese të Europws që nuk është në BE shumë më pranë, në mënyra të ndryshme se si e mendon kontinentin.

Ajo çfarë është jashtë BE, nuk mund të jetë një hapësirë që mund ta marrë kushdo, por vetëm BE. Ballkani Perwndimor duket si tek Parku i Europës, një vend ku mund të ndodhin shumë gjëra shumë kanë ndodhur në Poloni, Sllovaki apo Republikën Çeke, që i ndihmuan këto vende të ecin me një shpejtësi mbresëlënëse. Duhet të ndryshojë Europa, nuk e them vetëm unë, e thotë Mario Draghi. Nxori një raport të fortë që Europa duhet të ndryshojë.

Ka shumë njerëz që ndihen sikur diçka ka shkuar shumë keq, është mundësi e jashtë për tu zgjua, për të nisur vrapin, për të marrë atë çfarë ka humbur gjatë këtyre viteve, me kaq shumë rregullore, kaq shumë bisedime dhe kaq pak veprim, Ideja është e një përfarimi më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE”, tha Rama.

Zgjerimi i Unionit për kreun e qeverisë, është nevojë urgjente më shumë për BE-në që tashmë po përballet edhe me kërcënime tregtare nga SHBA-të, sesa për vetë këto vende që prej kohësh janë më sytë nga Bruksesli. Pa i kursyer kritikat ndaj BE-së gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.

"Zgjedhja e Trump është akti më bujar i Zotit, kundrejt BE për ti dhënë një shans Europës të zgjohet dhe Europa duhet së pari të mos jetë kaq vetërefrente. Nëse BE do të dojë të dalë nga gjitha këto kriza duhet të bashkohet si Europë. BE duhet të bëhet më e fuqishme sepse shifrat kanë vlerë për Amerikën. Ne duhet të shfaqemi te dera e tyre si treg 700 milionësh… nëse s’jemi të aftë të konkurrojmë ekonomikisht, nuk do jemi të aftë të bëjmë asgjë tjetër", tha Rama. 

Kur vjen puna tek zgjerimi, Brukseli thotë se është imun ndaj ndikimit të SHBA-ve, dhe për këtë përgjigjen kryeministri Rama e mori nga komisinerja për zgjerim Marta Kos.

“Zgjerimi sot nuk ndikohet vetëm nga ajo që bën SHBA por gjeopolitika. Sot kemi situatë specifike. Kemi forca të jashtme që ndërhyjnë dhe përçajnë. Bëhet fjalë jo vetëm për zgjerimin e Europës, por për bashkimin e saj dhe ndaj kjo është kaq e rëndësishme. Vetëm BE mund t’i sjellë vendet kandidate në BE, jo SHBA", tha Kos. 

Në panelin ku ishte i ftuar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Hristijan MickoskI, Komisinerja Kos tha se vetëm Shqipëria dhe Mali i zi kanë më shumë gjasa të përmbyllin procesin teknik të hapjes së negociatave brenda 2027-ës.

Ora 13:27
Kos batuta me Ramën: Mezi pres të vij në Tiranë, i futem detit me not për të pasur marrëdhënie të mira me BE! Kryeministri: Ta bëjmë Brukselin të notojë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama komisonerja për zgjerim Marta Kos shkëmbyen batuta në një panel ku diskutohej për zgjerimin e BE gjatë konferencës së Mynihut. Kos tha se mezi pret të vijë në Tiranë, ndërsa me batuta u shpreh se do t’i futet detit me not nëse kjo është e nevojshme për të pasur marrëdhënie të mira me BE.

Rama i tha se kjo nuk është një sfidë e vështirë për të pasi ka qenë kampione olimpike, por problemi për kryen e qeverisë është se të bëhet Brukseli të notojë.

Kos: Pres me padurim të vij në Tiranë. Unë do t’i hyj me not detit nëse ju thoni që kjo është e nevojshme për të pasur marrëdhënie të mira me BE.

Rama: Po, sepse keni qenë kampione olimpike, kjo nuk është e vështirë për ju. Problemi është si të bëjmë Brukselin të notojë apo shtetet anëtare.

Ora 12:54
Kos në konferencën e Mynihut: Bashkimi Europian mund t’i sjellë vendet kandidate në BE dhe jo SHBA

 

Bashkimi Europian mund t’i sjellë vendet kandidate në BE dhe jo SHBA. Kështu u shpreh Marta Kos, Komisionere për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin në konferencën e Mynihut në panelin me kryeministrin Edi Rama dhe atë të Maedonisë së Veriut, Hristijan Mickosk.

Në fjalën e saj Kos theksoi se sot BE e ka fokusin te siguria dhe paqja në një kohë ku sipas saj kërcënohet nga forca të jashtme.

Europa dhe shtetet anëtare janë përballur me rrezik kaq të madh dhe ekonomik, kaq shumë kërkesë për investime në konkurrues mëri, rritja e fondeve për mbrojtjen, ndihma për Ukrainën, çështjet me Kinën dhe zv.presidentin e SHBA duke sulmuar demokracinë e BE. Von der Leyen ka thënë që duhet t për zgjerimin, pse tani.

Zgjerimi sot nuk ndikohet vetëm nga ajo çfarë po bën SHBA, por nga gjeopolitika. Kur Sllovenia hyri në BE, ishte e mjaft e lehtë. Më vonë u bë më e vështirë. Sot kemi situata specifike, kemi forca të jashtme që ndikojnë, dhe duan të na shohin të dështojmë. Nuk është vetëm zgjerimi, por bashkimi i Europës. Ja pse po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Sot, kemi një optikë tjetër, nëse shkohet te rrënjët pse BE u krijua, për të krijuar paq, liri. Kthehemi tek liria dhe paqja, është elementi më vendimtar. Zgjerimi mudn të jetë elementi më i rëndësishëm politik, i garancisë së sigurisë. Ka një arsye përse vendet duan të bëhen pjesë e BE dhe jo SHBA. Është e qartë që ka prirje nga veriu i Europës, nga vende që janë nivel i lartë i sundimit të ligjit, që po marrin në konsideratë që të kthehen...

Me pjesën teknike ne mund të përmbyllim me Malin e Zi dhe Shqipërinë deri në 2027, por ka edhe një pjesë poltike, asnjë hap i rëndësishëm s’mund të merret pa vullnetin e shteteve anëtare. Me pjesën teknike mund të realizojmë shumë, jo vetëm për Ukrainën por edhe për vendet e Ballkanit. Po flasim për atë çka mund të bëjmë, gjeopolitika luan një rol të rëndësishëm. Disa njerëz e shohin një mos përputhje me procesit të bazuar në meritë dhe gjeopolitikës. Mund të bëjmë shumë më tepër, nëse e marrim në konsideratë seriozisht këtë situatë. BE mund ti sjellë vendet kandidate në BE dhe jo SHBA.

Ora 12:30
Rama: Zgjedhja e Trump, akti më bujar i Zotit kundrejt BE! Është shans që Europa të zgjohet

 

Zgjedhja e Donald Trump si presidenti i SHBA, për kryeministrin Rama është një shans që Europa të zgjohet.

Zgjedhja e Trump është akti më bujar i Zotit, kundrejt BE për ti dhënë një shans Europës të zgjohet dhe Europa duhet së pari të mos jetë kaq vetërefrente. Jam dakord që vlerat që i bëjnë bashkë shtete anëtarët duhet të mbeten të tilla, por nuk duhet të jenë kushtëzime për të pasur miq. Ne duhet të mësojmë të jemi miq me të tjerët edhe pse ta mund të kenë vlera të ndryshme, mendime të ndryshme se si duhet bërë jeta. Europa duhet të mendojë si për fuqinë edhe për konkurrueshmërinë, nëse s’jemi të aftë të konkurrojmë ekonomikisht, nuk do jemi të aftë të bëjmë asgjë tjetër.

Ora 12:27
Rama në Mynih: BE ka nevojë më shumë për ne! Nëse nuk bashkohet, ‘sherifi’ nuk do ta marrë seriozisht

Nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij për zgjerimin e Bashkimit Europian, dërgoi një mesazh për Brukselin, duke theksuar se Europa ka nevojë për Ballkanin Perëndimor më shumë sesa ky i fundit ka nevojë për BE-në.

Ai kritikoi burokracinë europiane, duke e përshkruar BE-në si një mekanizëm që funksionon me precizionin e një “ore zvicerane”, ku prodhohen rregullore pa pushim, por mungon vendimmarrja e shpejtë dhe strategjike për zgjerimin.

Duke folur për marrëdhënien transatlantike, Rama përdori një paralelizëm të fortë: “Amerika pa Europën është thjesht një ishull, Europa pa Amerikën është një gadishull. Ai ishull dhe ky gadishull duhet të jenë bashkë, që sherifi atje ta marrë seriozisht BE-në.”

"Na thoni hartoni rregullore, hartoni. Kam njohur dy BE, atë që njohin të gjithë BE-në e udhëheqësve, diskutimeve të mëdha, debateve të mëdha dhe një BE tjetër që funksionin si orë zvicerane 24 orë në 7 ditë të javës, 30 mijë njerëz që prodhojnë çdo ditë nuk e di sa rregullore. Nuk ka luftë, nuk ka krizë, ndryshim klimaterike, krizë bërthamore që ndryshon mënyrën se si funksionon kjo orë zvicerane.

Ky zgjerim është trajtuar si një lloj burokracie i më të pasurve kundrejt më të varfërve. BE ka nevojë për ne më shumë se sa kemi ne nevojë për ta. Jo vetëm Ballkani Perëndimor, por për të gjitha vendet që nuk janë pjesë e unionit. Sepse ne jemi mësuar të mbijetojmë, ne jemi mbijetues, çfarëdo që të ndodhë do vazhdojmë të jemi këtu prandaj luftojmë me grekët se kush është më i vjetri në kontinent, kemi parë kaq shumë të ikin e të vijnë. Nëse BE do të dojë të dalë nga gjitha këto kriza duhet të bashkohet si Europë. Amerika pa Europën është thjesht një ishull, Europa pa Amerikën është një gadishull. Ai ishull e ky gadishull duhet të jenë bashkë, që sherif në atë ishull të marrë seriozisht BE. BE duhet të bëhet më e fuqishme dhe shifrat kanë vlerë për sherifin. Ne duhet të shfaqemi te dera e shefit si treg 700 milionësh në të kundërt jemi të disfavorshëm të përfaqësohemi, si priftërinjtë në Kostandinopojë që kur muret po binin ata kishin diskutim shumë të rëndësishëm për seksin e engjëjve", tha Rama. 

Ora 12:22
‘Ku do t’i gjejë Europa paratë?’, Rama mbi rritjen e investimeve për mbrojtjen: Duke ‘sakrifikuar’ arsimin do të kthehemi në një kontinent injorantësh

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në panelin “Zgjerimi i BE-së” foli gjithashtu edhe në lidhje me kërkesën për të rritur investimet në fushën e mbrojtjes të vendeve europiane.

“Ekziston një paradoks që duket se askush nuk po mendon për të. Ka një nxitim për të investuar ne mbrojte, por cila është përgjigja ndërkohë. Që ndërkohë që fuqi të tjera investojnë në mbrojtje, kanë norma të larta të rritjes ekonomike, gjë që Europa nuk e ka. Ku do t’i gjejë Europa paratë. Nuk kam dëgjuar gjë më të marrë, kur thonë që duhet lënë mënjanë arsimi për shembull që të mbijetojmë.

Nëse çmimi për të pasur më shumë mbrojtje është të shndërrohemi në kontinent injorantësh më mirë të vijnë të na pushtojë dikush. Shqipëria ka qenë gjithmonë gati të pushtohet nga SHBA apo BE por kurrë nuk kanë dashur të na pushtojnë”, tha Rama.

Ora 12:07
Rama batuta në Mynih: Kur nisëm integrimin isha pa thinja! BE, pacienti me 27 mjekë, ndërsa SHBA shfaqja me një sherif

Kryeministri Edi Rama komenton me ironi procesin e vonuar të integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor drejt BE. Nga një panel në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, Rama tha se kur vendi ynë nisi këtë proces ishte pa thinja dhe mjekrën shumë herë më të shpeshtë.

Një koment e ka edhe për fjalimin e zv.Presidentit të SHBA-së, JD Vance, edhe pse nuk e përmendi me emër. Rama tha se Netilx do duhej të bënte dy seriale, një për BE duke thënë se do ishte pacienti me 27 mjekë, por njëri u çmend dhe u largua (Britania e Madhe) dhe SHBA do ishte shfaqja me një sherif.

“Ajo çfarë di është që kur e nisëm këtë proces i kisha të gjitha flokët e zeza dhe mjekrën shumë herë më të shpeshtë, por duke qenë një dashamires i Netflix, do thoja që pas asaj që kam parë këto dy ditë nën këtë çati ishte e jashtëzakonshme dhe për këtë Netflix mund të bëj dy seriale, një për BE dhe njëri për SHBA. Ai për BE do ishte pacienti me 27 mjekë, ishin 28 por njëri u çmend dhe u largua. SHBA do ishte shfaqja me një sherif.

Ajo çfarë po ndodh edhe një gjë jashtë mase e mirë, se paku sepse e shoh nga ajo pjesë e Europës që nuk është BE. Ne jemi E pa B. I shohim gjërat pak të ndryshme. Europa duhej të shkundej në një mënyrë të tillë, që të humbte gjumin për ca kohë dhe tashmë të shohim çfarë do të dalë nga kjo”, tha Rama.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • abc: 16/02/2025 12:42

    nuk hyhet ne europe me batuta,,por me plotesim kushtesh,,dhe kufte kunder korrupsionit....e krimit....

    Përgjigju
    • Tuku: 16/02/2025 13:23

      Po pse mo "abc" po na tregon sesi hyhet ne BE? A nuk po plotesohen kushtet oak nga pak apo i do me nje perplasje duarsh. Harrove ne ç'gremine ishim para 10 vjetesh. Apo veç te japim mend, se i dijme vete te gjitha dhe te mos vleresojme asgje e te hedhim balte.

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?