Politikë

Rama batuta në Mynih: Kur nisëm integrimin isha pa thinja! BE, pacienti me 27 mjekë, ndërsa SHBA shfaqja me një sherif

16 Shkurt, 12:07| Përditesimi: 16 Shkurt, 13:58

  • Share

Kryeministri Edi Rama komenton me ironi procesin e vonuar të integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor drejt BE. Nga një panel në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, Rama tha se kur vendi ynë nisi këtë proces ishte pa thinja dhe mjekrën shumë herë më të shpeshtë.

Një koment e ka edhe për fjalimin e zv.Presidentit të SHBA-së, JD Vance, edhe pse nuk e përmendi me emër. Rama tha se Netilx do duhej të bënte dy seriale, një për BE duke thënë se do ishte pacienti me 27 mjekë, por njëri u çmend dhe u largua (Britania e Madhe) dhe SHBA do ishte shfaqja me një sherif.

“Ajo çfarë di është që kur e nisëm këtë proces i kisha të gjitha flokët e zeza dhe mjekrën shumë herë më të shpeshtë, por duke qenë një dashamires i Netflix, do thoja që pas asaj që kam parë këto dy ditë nën këtë çati ishte e jashtëzakonshme dhe për këtë Netflix mund të bëj dy seriale, një për BE dhe njëri për SHBA. Ai për BE do ishte pacienti me 27 mjekë, ishin 28 por njëri u çmend dhe u largua. SHBA do ishte shfaqja me një sherif.

Ajo çfarë po ndodh edhe një gjë jashtë mase e mirë, se paku sepse e shoh nga ajo pjesë e Europës që nuk është BE. Ne jemi E pa B. I shohim gjërat pak të ndryshme. Europa duhej të shkundej në një mënyrë të tillë, që të humbte gjumin për ca kohë dhe tashmë të shohim çfarë do të dalë nga kjo”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama kritika BE për zgjerimin: Po ecën ngadalë, ndani mendjen për integrimin e Ballkanit Perëndimor! Zgjedhja e Trump, akti më bujar i Zotit kundrejt Europës


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?