TIRANË - Kryeministri Edi Rama së bashku me ministret Ogerta Manastirliu dhe Bora Muzhaqi ishin sot për të ndarë medaljet për 188 nxënës ekselentë nga e gjithë Shqipëria.
Në fjalën e tij, gjatë ceremonisë së organizuar në Kryeministri, Rama u tha nxënësve se nuk dëshironte t'ju jepte këshilla, pasi ai vetë në atë mosha nuk i ka pasur dëshirë ato.
'Kemi 188 medalje për të ndarë. Nuk po e hap dosjen ku kam fjalimin. Ju premtoj nuk do jap asnjë këshillë. E kujtoj kohë n kur kam qenë sa ju dhe kur gjendesh nën bombardimin e prindërve flisja me vete dhe thosha betohu që kurrë nuk do e harrosh se kur të bëhesh si këta nuk do bësh si këta dhe nuk do japësh këshilla të pakërkuara. Do përsëris të njëjtën gjë që më vjen natyrshëm sa herë kam nderin e veçantë të jem për shkak të detyrës në këtë ceremoni. Është nder i veçantë dhe besojeni këtë. Të jepet mundësia të kesh të mbledhur para 4 mureve të gjithë ajkën e ekselencës dhe të kesh fatin që ti shoh më sy të gjithë heronjtë e një kohe kur nuk është e lehtë të jesh hero pozitiv. Kur hapësira e komunikimit falë edhe rrjeteve sociale e mbushur me heronj negativ.'
Rama u tha nxënësve ekselentë se ata janë heronj për të, pasi janë shëmbëlltyra e një suksesi të gjatë duke kaluar plot sfida dhe vështirësi.
'Çka do përsëris, është që jam i bindur se ndër ju ka vajza djem të cilët janë rritur në familje me halle. Jam i bindur se ndër ju ka vajza dhe djem që mund të kenë vetëm njërin nga prindërit në punë. Jam i bindur se i kanë marrë të gjitha 10-tat duke pasur edhe alternativën për të gjetur pa asnjë vështirësi të gjitha justifikime të mundshme për të mos qëndruar në majë. Ka që mund të kenë nevojë të ecin çdo mëngjes gjatë në këmbë për të shkuar në shkollë. Dhe pastaj të ecin gjatë për tu kthyer.
Por ja që pavarësisht vështirësive, mundësisë për të thënë se nuk e bëj dot këtë punë. Ju keni zgjedhur rrugën më të vështirë. Keni zgjedhur ti sfidoni të gjitha vështirësitë me të cilat jeni hasur jo për fajin tuaj. Sot jeni këtu si shëmbëlltyra e suksesit të gjatë. Nuk është një provim, një jetë e tërë në shkollë. Një jetë e tërë duke ngjitur të përpjetën që ju ka bërë që sot të jeni në majë dhe të tjera janë para jush për tu ngjitur. Për këtë arsye jeni heronj për mua.'
Ndërkohë ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu në fjalën e saj u shpreh se ekselentët janë ansambli i ardhshëm i profesionistëve të Shqipërisë. Ajo u tha nxënësve të vazhdojnë të ëndërrojnë dhe të punojnë për ëndrrat e tyre.
Duke i ndjerë përpjekjet tuaja edhe si ministre, më kujtohet një shprehje e presidentit Rusvelt, e vetmja gjë nga e cila duhet të kemi frikë është vetë frika. Ju e keni thyer frikën dhe jeni këtu për të na treguar se me kurajo dhe punë çdo gjë bëhet e mundur. Kini guxim të ëndërroni dhe të punoni fort dhe të keni plan si ti arrini ato. Rruga e dijes kërkon përpjekje dhe sot jeni student', tha Manastirliu.
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në ceremoninë e ndarjes së medaljeve për 188 nxënës ekselentë, tha se në sallë është edhe e bija e saj të cilës nuk ia përmendi emrin.
'Nuk flas vetëm si ministre por edhe si nënë që vajzën e vet e ka në sallë, por më ka kërkuar të mos i thërras emrin. Për ne prindërit është emocion i jashtëzakonshëm. Premtojmë se vitin e ardhshëm do kemi hapësirë më të madhe që të jenë dhe prindërit tuaj që t’ju gëzojnë në këtë moment të rëndësishëm të jetës tuaj.
Duke i ndjerë përpjekjet tuaja edhe si ministre, më kujtohet një shprehje e presidentit Rusvelt, e vetmja gjë nga e cila duhet të kemi frikë është vetë frika. Ju e keni thyer frikën dhe jeni këtu për të na treguar se me kurajo dhe punë çdo gjë bëhet e mundur. Kini guxim të ëndërroni dhe të punoni fort dhe të keni plan si ti arrini ato. Rruga e dijes kërkon përpjekje dhe sot jeni student.'
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu mbajti fjalën e saj nga Kryeministria ku ishte bashkë me kryeministrin Rama dhe ministren Bora Muzhaqi për të ndarë medaljet për nxënësit ekselentë. Manastirliu thotë në sallë është edhe e bija e saj të cilës nuk do që ti përmend emrin.
Sakaq, përmendi edhe një shprehje të ish-presidentin amerikan Rusvelt, 'e vetmja gjë që duhet të kemi frikë është vetë frika'.
'Jemi krenar edhe për ata që për 1 pikë apo notë humbën medaljen e artë. Ky frymëzim do i udhëheq për sukses në të ardhmen. Rreth 80% e ekselentëve studiojnë në universitetet shqiptare. Disa kanë zgjedhur universitetet në botë, sepse duan të marrin më të mirën për dijen dhe kompetencat. Kemi diskutuar motivin që i shtyn për më të mirën. 49% ndër ju studiojnë në mjekësi, 30% në shkenca kompjuterike, 10% arkitekturë, pjesa tjetër shkenca shoqërore. Kemi një ansambël profesionistësh të ardhshëm që do e bëjnë Shqipërinë më të fortë.
Po rrisim numrin e ekselentëve. Ka përpjekje arritje dhe më shumë sukses. Ju që studioni jashtë jeni ambasadorë tanë. Do ndani vlerat tonë me të tjerët. Të gjithë jeni një frymëzim për të gjithë dhe këto ceremoni janë ceremoni që frymëzojnë mijëra të rinj. Nuk flas vetëm si ministre por edhe si nënë që vajzën e vet e ka në sallë, por më ka kërkuar të mos i thërras emrin. Për ne prindërit është emocion i jashtëzakonshëm. Premtojmë se vitin e ardhshëm do kemi hapësirë më të madhe që të jenë dhe prindërit tuaj që t’ju gëzojnë në këtë moment të rëndësishëm të jetës tuaj.
Duke i ndjerë përpjekjet tuaja edhe si ministre, më kujtohet një shprehje e presidentit Rusvelt, e vetmja gjë nga e cila duhet të kemi frikë është vetë frika. Ju e keni thyer frikën dhe jeni këtu për të na treguar se me kurajo dhe punë çdo gjë bëhet e mundur. Kini guxim të ëndërroni dhe të punoni fort dhe të keni plan si ti arrini ato. Rruga e dijes kërkon përpjekje dhe sot jeni student.'
Kryeministri Rama bëri batuta sot me nxënësit ekselentë teksa ndante medaljet për ta së bashku me ministret Manastirliu dhe Muzhaqi. Rama tha se përballë nxënësve ekselentë është i vetmi moment për të gjatë gjithë vitit ku e ndjen veten më të shkurtër se ata që ka përballë.
'Për këtë arsye ma besoni ky i dhënies medalje është i vetmi moment gjatë gjithë punës time në 365 ditë ku mua më duket vetja më i shkurtër se ata që kam përballë. Besoni që ju kam zili. Ju kam zili se ndërkohë e gjithë bota është aty që ju ta zotëroni. Keni të gjithë kohën e nevojshme dhe ndërkohë ndryshe nga unë në moshën tuaj, keni gjithçka në dispozicion nëse doni që dija juaj të jetë sa bota. Nuk ju mungojnë rrugët për të shkuar në çdo cep të dijes që ka bota. Falë teknologjisë. Nuk ju mungojnë autorët që doni të takoni me të cilët doni të bëni shoqëri.'
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e ndarjes së medaljeve për nxënësit ekselentë, kryeministri Rama tha se nxënësit duhet të vijojnë të ndjekin ëndrrat e tyre ashtu siç kanë bërë.
'Nuk ju mungojnë mjetet për të qenë më të mirët në botë. Vazhdoni të bëni këtë. Kjo është e vetmja këshillë, inkurajim. Mos e harroni kurrë që një ëndërr, që e shikon me sy hapur përderisa e shikon me sy hapur mund ta arrish. Por mes teje dhe ëndrrës është një det që ti duhet të jesh i gatshëm ta kalosh pa u zmbrapsur nga dallgët, pa u dorëzuar kur furtuna i ngre dallgët, pa u tunduar të kthehesh në breg.
Nëse je i gatshëm të bësh sakrifica do e arrish. Kjo është jeta e shumë yjeve që ju i shihni dhe i admironi në gjithë fushat. Fati është karakteri i njeriut. Këto janë këshilla pak fjalët që unë ndaj me ju sot duke bërë fjalimin më të shkurtër nga të gjithë. Dua të mos iki dhe të mos ikim pa i dorëzuar 188 medaljet për ju', tha Rama.
VETEM FASHISTET BEJNE AKTIVITETE TE TILLA
Përgjigjubravo keto jane e tashmja
PërgjigjuE KE DEGJENERU ADMINISTRATEN ME KETA QE HIQEN SE I DINE TE GJITHA, DUKE I VENE DR DHE DUKE INJORUAR EKSPERIENCEN E NJEREZVE ME NGA 10 E ME SHUME VITE PUNE. EKSELENCE LESHI !!!
Përgjigju