Politikë

Kryeministri Rama në Slloveni: BE-ja duhet të shndërrohet në Shtetet e Bashkuara të Europës ose do shpërbëhet në copa

1 Shtator, 13:55| Përditesimi: 1 Shtator, 14:08

  • Share

 

Nga Forumi Strategjik i Bledit në Slloveni, Kryeministri Edi Rama vlerësoi se Europa ndodhet në një udhëkryq.

Sipas Ramës, problemi i Europës qëndron në drejtimin që do të marrë, siç tha ai, nëse do të shndërrohet në Shtetet e Bashkuara të Europës apo do të shpërbëhet në copa të ndryshme, ku shtete të caktuara do të bëhen satelitë të vendeve të tjera.

“Mendoj që problemi kryesor që ka Europa është çfarë drejtimi do të marrë. Do thellohet në rrugën e saj për t’u shndërruar në Shtetet e Bashkuara të Europës apo do shpërbëhet në copa të ndryshme me gjithësecilin që vendos se sateliti i kujt do bëhet sepse nuk ka shans që të ndahesh e të jesh vetëm. Nga ana tjetër, Europa është makineria më e jashtëzakonshme burokratike dhe e administratës që mund të jetë një gjë e mirë. Por nga ana tjetër hartimi i tepruar i rregulloreve edhe përpara se sa diçka të nisë, në SHBA shpikin Inteligjencën Artificiale, në Europë shpikin rregullore, kjo e bën Europën shumë të vështirë, ka një ekuilibër që Europa duhet ta gjejë”, deklaroi Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në panelin e këtij forumi.


Lajmi kryesor:

Rama në Forumin e Bledit në Slloveni: Jemi besnikë të BE, Marta Kos e do Shqipërinë të anëtarësuar! Europa të bëhet si Shtetet e Bashkuara


V.GJ /I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?