Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot foton e ditës, e gjithë skuadra e kombëtares shqiptare në festë pas fitores historike me Serbinë.
“MIRËMËNGJES
dhe me zemrën plot të këtyre djemve, ju uroj të diel të qeshur”, shkruan Rama në postimin e tij.
Shqipëria mundi dje Serbinë në Leskovc, ndeshje e cila luhet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Goli i shënuar nga Rey Manaj shënoi historinë për kombëtaren shqiptare.
Komento
Komente
