Edi Rama ,Bajram Begaj dhe Ilir Meta

Politikë

Politika uron Kurban Bajramin/ Rama: Gëzuar! Begaj: Më shumë mirësi e begati në familjet tuaja! Meta: Sakrifica, qoftë simbol i kësaj feste

6 Qershor, 08:08| Përditesimi: 6 Qershor, 16:22

  • Share

Politika uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin. I pari që përcolli një mesazh urimi ishte kryeministri Edi Rama. Në një postim, kreu i qeverisë shkruan: "Gëzuar kurban Bajramin".

Presidenti Bajram Begaj, duke e cilësuar Kurban Bajramin si një ditë kur besimtarët afrohen më shumë më Zotin, uroi më shumë mirësi dhe gëzime në çdo familje shqiptare.

“Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre! Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit!”, shprehet Begaj.

Një mesazh dha edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Përmes rrjeteve sociale, ai shkroi: “Të duhemi më shumë, urrehemi më pak! Të punojmë më shumë, të flasim më pak! Të bashkohemi më shumë, përçahemi më pak!”

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali foli nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, teksa tha se kjo është një ditë feste për të gjithë pavarësisht besimeve. Lutje bëri edhe për ata që po përballen me luftëra. 

"Ditët si kjo nuk janë vetëm të komunitetit mysliman, por të gjithë shqiptarëve. Festat i ndajmë mes nesh, të mirat dhe mesazhet duhet t’i ndajmë mes nesh.”, u shpreh mes të tjerash Spiropali.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, përcolli një mesazh urimi në emër të Ilir Metës nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. Teksa foli për mediat, ai uroi shëndet, paqe dhe lumturi për të gjithë.

"Iu uruam besimtarëve sa më shumë shëndet, lumturi, paqe dhe begati në familjet tuaja. Të mos harrojmë se Kurban Bajrami na kujton se pa sakrifica nuk ka begati dhe se rruga drejt të mirës kërkon devotshmëri dhe përkushtim.”

Një ditë më parë, uroi edhe kreu i PL Ilir Meta nga qelia. Ai shprehu urime që ky Bajram t’i gjejë të gjithë me dashuri, paqe, falje dhe mirënjohje.

“Uroj përzemërsisht që ky Bajram t’ju gjejë me zemrën plot dashuri, paqe, falje dhe mirënjohje! Qoftë sakrifica e kësaj feste një simbol i afërsisë me Zotin, i mëshirës për të tjerët dhe i përkushtimit ndaj së mirës.”, shkruante mes të tjerash Meta.

Në përditësim...

 

Postimi i kryeministrit Rama 

Ora 11:27
Spiropali uron Kurban Bajramin: Festat, të mirat dhe mesazhet duhet t’i ndajmë mes nesh  

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin. Nga Komuniteti Mysliman shqiptar, ajo foli për mediat,  ndërsa tha se kjo ditë është festë për të gjithë pavarësisht besimeve.

Spiropali theksoi se një lutje shkon edhe për ata fëmijë, gra e civilë të pafajshëm që po vriten në luftëra në botë. 

“Ndarja e të mirës me të tjerët. Kjo simbolikë e fortë sot duhet të shkojë përtej ditës, dhe të rrezatojë edhe në politika tona, sociale, dhe një mesazh i fundit që pata rast të diskutoja me kreun e KMSH, për të gjitha zonat e luftës. Ishte edhe ambasadori i Ukrainës këtu, por edhe për zona të tjera që janë në luftë ku fëmijë, gratë, civilë të pafajshëm përballen me situata të rënda. 

Jo vetëm një lutje për ta, por edhe detyrë që paqja të vendoset sa më shpejt në këto zona. Po ashtu, një mesazh për shqiptarët që jo vetëm sot të kenë ditë të bukur me familjet, por çdo ditë të vitit të mundohemi të japim më shumë dashuri, solidaritet dhe të ketë sa më shumë paqe e harmoni, siç është edhe tradita jonë shqiptare, e harmonisë dhe vëllëzërisë mes besimeve. Ditët si kjo nuk janë vetëm të komunitetit mysliman, por të gjithë shqiptarëve. Festat i ndajmë mes nesh, të mirat dhe mesazhet duhet t’i ndajmë mes nesh.”, u shpreh Spiropali.

Ora 11:16
Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë, Kurban Bajrami i ardhshëm do të na gjejë më mirë

1749201401_blushi.JPG

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, përcolli një mesazh urimi në emër të Ilir Metës nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. Teksa foli për mediat, ai uroi shëndet, paqe dhe lumturi për të gjithë.

“Ishte kënaqësi që së bashku me drejtues të tjerë të PL t’u përcillnim Komunitetit Mysliman dhe besimtarëve urimet më të përzemërta të Metës dhe meje personalisht. Iu uruam besimtarëve sa më shumë shëndet, lumturi, paqe dhe begati në familjet tuaja. Të mos harrojmë se Kurban Bajrami na kujton se pa sakrifica nuk ka begati dhe se rruga drejt të mirës kërkon devotshmëri dhe përkushtim.”

Më tej, Blushi përmendi edhe shqetësimin për pronat e komuniteteve fetare.  

“Më lejoni të shpesh shqetësimin që edhe këtë vit, komuniteti mysliman dhe komunitetet e tjera fetare në këto festa gjendjen me një problem të pazgjidhur, çështja e kthimit dhe kompensimit të pronave të komuniteteve, një problem që qëllimisht është penguar. Jam i bindur se Kurban Bajrami i ardhshëm do të na gjejë të gjithëve më mirë”, përfundoi Blushi.

Ora 08:43
Sot Kurban Bajrami, Veliaj: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak

Foto: Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Veliaj thekson se duhet të të duhemi më shumë e të urrehemi më pak.

Postimi i Veliaj:

Gëzuar Kurban Bajramin për gjithë besimtarët myslimanë!

Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!

Të punojmë më shumë, të flasim më pak!

Të bashkohemi më shumë, përçahemi më pak!

Ora 08:15
Begaj uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin: Më shumë mirësi e gëzime në familjet tuaja

Begaj uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin: Më shumë mirësi e gëzime në familjet tuaja

Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin. Në një reagim në rrjete sociale, ai ka uruar më shumë begati dhe mirësi për të gjithë.  

“Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit, është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot. Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë. Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre! Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit!”, shprehet Begaj.

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?