Ukraina ka një lajm të mirë për popullin e saj pasi ka njoftuar që ka siguruar ushqim të bollshëm për vitin e ardhshëm në rast se lufta vazhdon. Këtë lajm e ka bërë të ditur kryeministri Denys Shmyhal duke thënë se ka qëndrueshmëri në sektorin e bujqësisë, duke treguar që ia kanë dalë mbanë të bëjnë mbjelljen më të vështirë në historinë e Ukrainës, për faktin se janë në luftë dhe kushtet nuk janë favorizuese.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim sektorin bujqësor, i cili gjithashtu ka treguar një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Ne ndamë gjithsej 80 miliardë UAH për 38,000 fermerët tanë gjatë këtyre muajve të luftës. Ne ndihmuam për të kryer mbjelljen më të vështirë në historinë e Ukrainës Në kohë. Falë kësaj, janë korrur më shumë se 60 milionë tonë kultura. Dhe Ukraina patjetër i ka siguruar vetes ushqime për vitin e ardhshëm”, tha Shmyhal në një mbledhje të qeverisë.
Gjithashtu, Ukraina ka eksportuar këtë vit 15 milionë ton produkte edhe si shkak i iniciativës së saj për të fituar të ardhurat nëpërmjet grurit, si gjithnjë, por këtë herë më tepër për shkak të mungesës së stabilitetin që do sillte lufta. Në veçanti, më shumë se 10 milionë tonë u eksportuan përmes porteve të Danubit.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Sulme në Kiev, 1 viktimë dhe 13 të plagosur! Shpërthime në Khmelnytskyi dhe Mykolaiv
F.D/ReportTv.al