Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev

Kryeministri Zaev: Vaksinat kineze anti-COVID do të arrijnë nga fundi i javës së ardhshme në Maqedoninë e Veriut

18 Shkurt 2021, 14:35| Përditesimi: 18 Shkurt 2021, 14:38

  • Share

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev njoftoi se vendi pret dozat e vaksinës kineze anti-COVID, deri në fund të javës.

“Ne presim vaksinat kineze deri në fund të javës së ardhshme, sot është dita e parë e punës pas Vitit të Ri Kinez. Ambasada jonë dhe ambasada kineze në vend, së bashku me kompanitë që ndihmojnë me Sinopharm, mendoj se tashmë po bëjnë hapin e fundit.

E dini që paratë janë paguar nga shteti. E gjithë kjo konfirmon hapat e ardhshëm, në lidhje me transportin, paketimin, sigurimin, garancitë që do të sigurohen, dhe unë besoj se gjithçka do të rrjedhë në ditët në vijim dhe ne do të kemi një identitet serioz për të mbajtur datat deri në fund të muajit, domethënë deri në fundi i javës së ardhshme”, tha kryeministri Zaev.

Siç është bërë e njohur më herët Maqedonia pret që të marrë 200.000 vaksina të cilat I ka blerë nga Kina

Ditën e djeshme në Maqedoninë e Veriut ka nisur vaksinimi fillimisht i punonjësve të shëndetësisë, me Pfizer një vit pas konstatimit të rastit të parë me virusin.

Numri total i infektimeve ka shkuar 97,803, ndërkohë ai i viktimave është 3,010 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.


Lajmi kryesor:

‘Shpërthen’ varianti britanik i COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, nis vaksinimi kundër virusit me Pfizer


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?