Rekomandimin e Komitetit Politik të APKiE për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës e ka përshëndetur edhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
“Kosova, një hap më pranë Këshillit të Evropës. Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratoi sot raportin dhe rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, përshëndes këtë sukses të merituar të Kosovës dhe rikonfirmoj angazhimin tonë për të vijuar mbështetjen për Kosovën deri në anëtarësimin në KiE, në organizata të tjera ndërkombëtare, shtimin e njohjeve dhe rritjen e kontributit të Kosovës në marrëdhëniet dhe zhvillimet ndërkombëtare.”
Lajmi kryesor:
Kosova propozohet për anëtare në Këshillin e Europës, Basha: Mirënjohje aleatëve të shqiptarëve! Presidenti Begaj: Arritje e merituar
B.K/ReportTv.al