Kryeparlamentarja Elisa Spiropali

Sociale

Kryeparlamentarja Spiropali uron besimtarët e krishterë për festën e Shën Mërisë: Reflektim për marrëdhënien mes hyjnores dhe njerëzores!

15 Gusht, 15:49| Përditesimi: 15 Gusht, 15:55

  • Share

1755266010_elisaspiropali.jpg

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uroi ditën e Shën Mërisë, e kremtuar sot nga besimtarët e krishterë.

Nëpërmjet një reagimi, ajo ka shprehur devotshmërinë e veçantë edhe në Shqipëri për lutje për Shën Marinë, pavarësisht besimit fetar.

“15 gushti shënon kremtimin e Fjetjen e Hyjlindëses, Festën e të Ngjiturit të Zojës në Qiell, ditën më të rëndësishme kushtuar Shenjtes Mari. Në Shqipëri ka një devotshmëri të veçantë lutjeje për Shën Marinë, pavarësisht besimit fetar.  Në këtë ditë feste e reflektimi për marrëdhënien mes hyjnores dhe njerëzores, lutje nga ne për të gjithë Ju, nën bekimin e Zojës”, shprehet kryeparlamentarja.


Lajmi kryesor:

Besimtarët e krishterë kremtojnë festën e ‘Shën Mërisë’, ndezin qirinj e luten për paqe e mirësi


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?