Kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentuesve të ndryshëm në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm. Dikush shkruante se Kryepeshkopi Anastas që ndërroi jetë 10 ditë më parë, e rrëmbeu kishën dhe se tani është koha për një Kryepeshkop shqiptar.
Rama edhe një herë vlerësoi figurën e Kryepeshkopit që ndërroi jetë, teksa tha se duhet të lëmë mënjanë teoritë e konspiracionit dhe të shohim rolin dhe bilancin që la pas në shërbim të kishës.
Janullatos e rrëmbeu kishën momenti për një kryepeshkop shqiptar!
'Të rrimë shtrembër dhe të flasim drejt. Besoj me amanetin e tij publik dhënë në shtypin grek pak kohë para se të ndahej nga jeta. Ka mbyllur të gjitha gojët dhe nuk ka lënë shteg për askënd për të ngritur hipoteza lidhur me rolin figurën, bilancin historik të shërbimit të tij në krye të kishës. Kur ka thënë se pasuesi duhet jetë shqiptar, ne nuk kemi shkuar për të ndërtuar një koloni por një kishë autoqefale, ashtu si grekët nuk parafytyrojnë një kryepeshkop serb apo bullgar si mund të përfytyrohet në Shqipëri një kryepeshkop tjetër. Por kur erdhi e pamundur vendosja e një kryepeshkopi shqiptar. Ne nuk e kishim mundësinë që të vendosnim që një kryepeshkop shqiptar. Luftërat imagjinare të bazuar në frymëzimet e shekujve të kaluar, ku realisht patriotët shqiptarë kamë pasur probleme të rënda dhe kanë humbur jetën me rrymë të caktuar të kishës janë të pavend në shek. XXI.'
Ndërsa dikush tjetër thoshte se shpenzimet e ceremonisë së ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit ishin të tepërta, ndërkohë që popullin vuan për bukë. Rama thotë se askush nuk vdes për bukë në Shqipëri, ndërsa shpenzimet ishin vetëm për arkivolin, teksa çdo gjë tjetër i përkiste Kishës.
'Nuk e di si mund të flitet me këtë gjuhë në këtë kohë, kur nuk besoj se e ngrëna është problemi dhe pastaj të vdekurit për bukë. Me mijëra herë që nga Skënderbe u asnjë shqiptar nuk ka vdekur për bukë. Flitet për shpenzime në funeralin e Kryepeshkopi kur nuk e di ç’shpenzime kishte, vetëm për arkivolin. Muret e kishës, karriget e kishës, mikrofonet e kishës. Si mund të biesh pre e llumeve të kanaleve të portaleve?'
Lajmi kryesor:
Rama: Berisha është problem i drejtësisë jo i imi! Më 11 maj, shqiptarët i japin përgjigje bufit të kënetës! Budallenj ishin gjermanët që mbajtën Merkelin 4 mandate?
G.K/I.M/ReportTv.al