TIRANE- Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur në fitoren e një mandati të katërt, ashtu si edhe për humbjen dërrmuese të Sali Berishës më 11 maj. Ai thotë se Berisha është problem i drejtësisë, ndërsa burgosjen e disa ministrave vitet e fundit e sheh si vullnet për t’u përballur më sëmundjen e korrupsionit.
Në rubrikën "Sy m'sy', tashmë live dy herë në javë, kryeministri Edi Rama iu përgjigj komenteve mbi ministrat e burgosur, si vullnet për t’u shëruar nga korrupsioni e jo si disavantazh të qeverisë së tij.
Komentuesi: “Po ti gjysmën e qeverisë e ke në burg?
Rama: Po si i numëron një herë. Me çfarë metri? Unë kam pasur në qeveri afro 60 ministra qysh nga viti 2013. Nuk e di si e bëni këtë numërim se nuk është kështu. Por nëse ne kemi krijuar kapacitetet shtetërore për të goditur fenomenin kanceroz të korrupsionit kjo është për të marrë frymë thellë e ndjerë mirë që më në fund u çliruam nga makthi i të jetuarit në një shtet ku drejtësia nuk vepronte kurrë ndaj atyre që kishin pushtet. Është vullnet për tu përballur me një sëmundje duke pranuar që kjo sëmundje patjetër prek dhe ata që qeverisin. Ne nëse e bëjmë sot e të tjerët e kanë bërë më parë, duhet të ndihemi të inkurajuar që po bëjmë një shtet të së drejtës. Kush po e bën stamo dumo apo Noc rroku" tha Rama sot (4 shkurt 2025)
Një reformë të tillë drejtësie nuk e ndërmori asnjë qeveri që prej 1912, as ajo e Sali Berishës i cili më 30 korrik 1993 burgosi politikisht Fatos Nanon, shefin e atëhershëm të opozitës ndërsa kërkon të rimarrë pushtetin në zgjedhjet e 11 majit
Pa PS, kurrën e kurrës nuk do ndodhte kjo që po ndodh që drejtësia të çlirohej nga pushteti politik dhe të veprohej. Nuk ka ndodhur që nga 1912, që të ketë 1 person të lidhur me pushtetin politik përpara drejtësisë së pavarur. Nuk po flasim për Fatos Nano, që u dënua nga një gjykatë politike.Lavdi Zotit, koha kur gjykatën e bënte partia, kryeministri caktonte kush duhet të dënohej ka vdekur. Sot është drejtësia që i bën këto gjëra.
Përgjigjen, atij që e quan buf, Rama thotë se shqiptarët do t’ia japin më 11 maj, ndërsa ai vetë thotë se do të marrë mandatin e 4-t.
"Ajo që kemi bërë dhe është historike, është që do të mbetet gur kilometrik, fakti që drejtësia u çliruar nga duart e politikës dhe që drejtësia është në gjendje të futet në fushën ku vepron pushteti politik dhe të tërheq nga fusha ata që përdorin pushtetin për përfitime. Ky është fakti i PS. Bufi nuk është problemi im. Janë problem i drejtësisë. Janë problemi ynë në aspektin politik dhe i shqiptarëve që e dinë si do e trajtojnë në 11 maj.'
Ka ironizuar opozitën kur thotë që libri i shtëpisë së tij nuk është program.
Ndër të tjera ai shprehet se “nuk zgjidhet më mirë asnjë problem që ka Shqipëria, duke sharë, shpifur e mallkuar ndaj meje dhe familjes time”.
Kritikëve për mandatin e katërt iu përgjigj me shembullin e Gjermanisë
Budallenj ishin vëllezërit tanë gjermanë që mbajtën 4 mandate 2 kancelarë në 30 vite? Si thua budallenj ishin vëllezërit tanë holandezë që e kishin 4 mandate kryeministrin.
Rama garantoi edhe njëherë se shteti bektashi nuk e copëton Shqipërinë, por do të jetë një entitet në përputhje me kushtetutën.
Si do copëtohet shteti shqiptar kaq kollaj? Nuk bëhet fjalë për të ndërtuar shtet në një sens si thoni ju gabimisht. Do sugjeroja ta ndiqje fjalën time në 95- vjetorin e vendosjes së sektit bektashi në Shqipëri ku sqaroj për statusin e veçantë të këtij komuniteti. Nuk ka polici, dogana, taksa. Në gjitha aspektet i përgjigjet Kushtetutës së Republikës për organizimin shtetëror ka deklaruar ai.
Lidhur me kryepeshkopin Anastas, kreu i qeverisë u shpreh se ai nuk la asnjë shteg për të ngritur hipoteza mbi rolin e tij dhe bilancin historik në krye të kishës Autoqefale shqiptare, kur tha se pasardhësi duhet të jetë shqiptar.
Kryeministri Edi Rama nisi sot serinë e përgjigjes ndaj komenteve në rrjetet sociale mbi një sërë çështjes, si reforma në drejtësi, largimi i shqiptarëve apo shteti bektashi.
Pyetjes së një komentuesi mbi ish- ministrat në hetim nga SPAK, Rama iu përgjigj se PS ka treguar vullnet për t’i dhënë shqiptarëve një sistem drejtësie të barabartë pavarësisht kostove.
Komentuesi: Po ti gjysmën e qeverisë e ke në burg.
Rama: Po si i numëron një herë? Me çfarë metri? Unë kam pasur në qeveri afro 60 ministra qysh nga viti 2013. Nuk e di si e bëni këtë numërim se nuk është kështu.
Por nëse ne kemi krijuar kapacitetet shtetërore për të goditur fenomenin kanceroz të korrupsionit, kjo është për të marrë frymë thellë e ndjerë mirë që më në fund u çliruam nga makthi i të jetuarit në një shtet ku drejtësia nuk vepronte kurrë ndaj atyre që kishin pushtet.
Është vullnet për tu përballur me një sëmundje duke pranuar që kjo sëmundje patjetër prek dhe ata që qeverisin. Ne nëse e bëjmë sot e të tjerët e kanë bërë më parë, duhet të ndihemi të inkurajuar që po bëjmë një shtet të së drejtës. Kush po e bën, Noc Rroku?
Rama tha se diskutimi për të është i pakuptueshëm, pasi drejtësia në këtë kohë është çliruar nga pushteti politik, gjë e cila nuk kishte ndodhur më parë, kur dënimet e politikanëve kanë qenë politike, siç ishte rasti me Fatos Nanon që u burgos nga pushteti i Berishës.
"Po pa PS, kurrën e kurrës nuk do ndodhte kjo që po ndodh që drejtësia të çlirohej nga pushteti politik dhe të veprohej. Nuk ka ndodhur që nga 1912, që të ketë 1 person të lidhur me pushtetin politik përpara drejtësisë së pavarur. Nuk po flasim për Fatos Nano, që u dënua nga një gjykatë politike", tha Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se pa Partinë Socialiste drejtësia nuk do të çlirohej, sipas tij, nga kthetrat e pushtetit politik dhe të vepronte pavarësisht se cilës anë i përket njëri apo tjetri.
"Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka në këtë proces njerëz, individë që për fat të keq që i përkasin drejtësisë dhe jo PS. Por një gjë është e sigurt, që sot ka më pak korrupsion. Nëse do kishte më shumë korrupsion nuk do ishim në tryezën e negociatave. Kjo është pak po e sigurt"
Ndër ish ministrat nën hetim të Ramës, janë ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është dhe ish numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, në arrati prej qershorit 2023, ndërsa prej 24 korrikut të vitit të kaluar është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ahmetaj është vënë nën hetim nga SPAK, për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë.
Kryeministri Rama vijoi me përgjigjet ndaj komentuesve në rrjetet sociale. Dikush i shkruante se është një komunist që po shkatërron Shqipërinë. Ndërsa dikush tjetër i shkruante për Berishën që 'bufi duhet të marrë vendin që meriton'. Rama thotë se koha kur gjykatën e bënte partia ka vdekur. Bufi (Berisha), nuk është problemi i tij, por problemi i drejtësisë.
Unë komunist që shkatërrova Shqipërinë?! Them që ne nuk jemi të mirë, por nuk do thotë që jemi ndër të këqijat.
Ai bufi që kukuron sot nuk iu gjet vendi që meriton.
'Lavdi Zotit, koha kur gjykatën e bënte partia, kryeministri caktonte kush duhet të dënohej ka vdekur. Sot është drejtësia që i bën këto gjëra. Ajo që kemi bërë dhe është historike, është që do të mbetet gur kilometrik, fakti që drejtësia u çliruar nga duart e politikës dhe që drejtësia është në gjendje të futet në fushën ku vepron pushteti politik dhe të tërheq nga fusha ata që përdorin pushtetin për përfitime. Ky është fakti i PS. Bufi nuk është problemi im. Janë problem i drejtësisë. Janë problemi ynë në aspektin politik dhe i shqiptarëve që e dinë si do e trajtojnë në 11 maj.'
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën në rubrikën ‘Sy m’sy’, ku thotë që libri i shtëpisë së tij nuk është program.
Ndër të tjera ai shprehet se “nuk zgjidhet më mirë asnjë problem që ka Shqipëria, duke sharë, shpifur e mallkuar ndaj meje dhe familjes time”.
“Librin e shtëpisë e kam përmendur që të jemi të qartë për faktin që një pjesë për fat të keq, tifozë të verbër, a thua se jemi skuadra që luajmë futboll, dhe jo skuarda që janë në fushë dhe kanë në dorë fatin e këtij vendi, ku tifozllëku nuk duhet të hyjë fare.
Për ata tifozë libri I shtëpisë time është bërë ushqim I vazhdueshëm njësoj si në stadium me të vdekur dhe të gjallë. Këtë të librit të shtëpisë e kam përmendur se nuk është program opozitar.
Nuk zgjidhet më mirë asnjë problem që ka Shqipëria duke sharë, mohuar dhe akuzuar, sajuar dhe shpifur për mua, familjen time, për prindërit e mi që sot nuk janë më.
Im atë s’ka qenë që ditën kur kam filluar të merrem me politikë dhe është fatkeqësi që këtu janë thyer të gjitha normat, deri te normat e kanunit. Ky është libri I shtëpisë time”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të komentuesve në facebook. Dikush i kërkonte që të ikte nga pushteti pas kaq vitesh, pasi nuk janë budallenj në Amerikë që kanë senat dhe nuk pranojnë presidenti me më shumë se dy mandate.
Rama thotë se budallenj nuk janë as ata në Gjermani, që mbajtën dy kancelarë me nga 4 mandate dhe as ata në Holandë, që mbajtën 4 mandate kryeministrin Rutte.
'Si mund të thuhet kjo?! Apo se është një pjesë e atyre në mexhelisin tonë që nuk dinë tjetër vetëm të ndërtojnë fjali të tilla dhe të batërdisin veshin e miletit me fjali të tilla. Nuk di çfarë thua dhe as nuk ke asnjë lidhje me pse jam këtu. Dhe me çfarë merrem duke u zgjuar i pari dhe duke rënë i fundit. Budallenj ishin vëllezërit tanë gjermanë që mbajtën 4 mandate 2 kancelarë në 30 vite? Si thua budallenj ishin vëllezërit tanë holandezë që e kishin 4 mandate kryeministrin. Kjo ka lidhje me vullnetin të kujt beson se ka akoma për të dhënë dhe të popullit që vendos kush ia kërkon votën, meriton votën. Nëse ka një gjë që kurrë nuk mund të thuhet, është popull budalla. Kur vjen puna për politikën është njish.'
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentuesve të ndryshëm në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm. Dikush shkruante se Kryepeshkopi Anastas që ndërroi jetë 10 ditë më parë, e rrëmbeu kishën dhe se tani është koha për një Kryepeshkop shqiptar.
Rama edhe një herë vlerësoi figurën e Kryepeshkopit që ndërroi jetë, teksa tha se duhet të lëmë mënjanë teoritë e konspiracionit dhe të shohim rolin dhe bilancin që la pas në shërbim të kishës.
Janullatos e rrëmbeu kishën momenti për një kryepeshkop shqiptar!
'Të rrimë shtrembër dhe të flasim drejt. Besoj me amanetin e tij publik dhënë në shtypin grek pak kohë para se të ndahej nga jeta. Ka mbyllur të gjitha gojët dhe nuk ka lënë shteg për askënd për të ngritur hipoteza lidhur me rolin figurën, bilancin historik të shërbimit të tij në krye të kishës. Kur ka thënë se pasuesi duhet jetë shqiptar, ne nuk kemi shkuar për të ndërtuar një koloni por një kishë autoqefale, ashtu si grekët nuk parafytyrojnë një kryepeshkop serb apo bullgar si mund të përfytyrohet në Shqipëri një kryepeshkop tjetër. Por kur erdhi e pamundur vendosja e një kryepeshkopi shqiptar. Ne nuk e kishim mundësinë që të vendosnim që një kryepeshkop shqiptar. Luftërat imagjinare të bazuar në frymëzimet e shekujve të kaluar, ku realisht patriotët shqiptarë kamë pasur probleme të rënda dhe kanë humbur jetën me rrymë të caktuar të kishës janë të pavend në shek. XXI.'
Ndërsa dikush tjetër thoshte se shpenzimet e ceremonisë së ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit ishin të tepërta, ndërkohë që popullin vuan për bukë. Rama thotë se askush nuk vdes për bukë në Shqipëri, ndërsa shpenzimet ishin vetëm për arkivolin, teksa çdo gjë tjetër i përkiste Kishës.
'Nuk e di si mund të flitet me këtë gjuhë në këtë kohë, kur nuk besoj se e ngrëna është problemi dhe pastaj të vdekurit për bukë. Me mijëra herë që nga Skënderbe u asnjë shqiptar nuk ka vdekur për bukë. Flitet për shpenzime në funeralin e Kryepeshkopi kur nuk e di ç’shpenzime kishte, vetëm për arkivolin. Muret e kishës, karriget e kishës, mikrofonet e kishës. Si mund të biesh pre e llumeve të kanaleve të portaleve?'
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot në Facebook disa prej pyetjeve të komentuesve të ndryshëm të adresuar ndaj tij. Dikush shkruante se Rama po mban premtimin , pasi po bën që shqiptarët të ikin nga Shqipëria. Rama thotë se ky është një fenomen global, i pranishëm kudo dhe në vendet e Mesdheut.
Sipas tij, ka ikur koha e ndalimit të daljes jashtë shtetit, por shton se faza e largimit, do pasohet nga faza e kthimit në atdhe, për sa kohë Shqipëria i afrohet Bashkimit Evropian.
Ke një gjë të mirë që i mban premtimet, dhe i shikon se po ikin nga Shqipëria?
'Kjo është si një motiv i stërmunduar, pa pasur parasysh disa fakte. Trendi i largimit të shqiptarëve drejt botës, nuk e ka zanafillën në qeverisjen tonë dhe as nuk është në stadin. Mjafton të shohësh çfarë ka ndodhur në vende të tjera. Kthesa, është momenti i anëtarësimit dhe balancimit të plotë të vendit në kornizën e përgjithshme të vendeve të BE. Kemi qenë të mbyllur për 50 vite dhe jemi më të justifikuar për të kërkuar diçka më të mirë. Ka dhe shqiptarë që kthehen. Përgjigja nuk është një çelës magjik, por punë e përditshme.
Gjithmonë e më të shumtë shqiptarët kthehen për të bërë pushime. Po kthehen për të investuar në fshat dhe për të parë një të ardhme në qytet. Nuk ka asnjë lloj çelësi magjik dhe të tjerat janë propagandë që kushdo mund ta pëlqejë. Kushdo që thotë se ka mundësi ta ndalojë me frena dore këtë trend historik, nuk di ça thotë, ose gënjen se nuk ka ndodhur në asnjë vend. Të gjitha vendet kanë pasur fazat e emigracionit dhe fazat e balancimit. Edhe vendet e Mesdheut kanë të njëjtën fenomen që lidhet me globalizmin.'
Kryeministri Edi Rama vijoi sot me përgjigjet ndaj komentuesve në rrjetet sociale. DIkush kërkonte nga Rama të fliste më shumë për korrupsionin dhe drejtësinë.
Por, Rama tha se diskutimi për të është i pakuptueshëm, pasi drejtësia në këtë kohë është çliruar nga pushteti politik, gjë e cila nuk kishte ndodhur më parë, kur dënimet e politikanëve kanë qenë politike, siç ishte rasti me Fatos Nanon që u burgos nga pushteti i Berishës.
'Për drejtësinë, kam shumë për të thënë. Ka një diskutim të pakuptueshëm për mua. Po dënohet ky apo ai. Dhe këto faturohen si faje si e metë e PS. Po pa PS, kurrën e kurrës nuk do ndodhte kjo që po ndodh që drejtësia të çlirohej nga pushteti politik dhe të veprohej. Nuk ka ndodhur që nga 1912, që të ketë 1 person ui lidhur me pushtetin politik përpara drejtësisë së pavarur. Nuk po flasim për Fatos Nano, që u dënua nga një gjykatë politike. Po flasim për institucione të pavarësuara. Kjo është arritje e PS.
As nuk duhet të diskutohet fare se këtu ka vetëm një parti që lufton përditë për të bërë shtet. Flet për një kolektivitet njerëzish. Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka në këtë proces njerëz, individë që për fat të keq që i përkasin drejtësisë dhe jo PS. Por një gjë është e sigurt, që sot ka më pak korrupsion. Nëse do kishte më shumë korrupsion nuk do ishim në tryezën e negociatave. Kjo është pak po e sigurt. Po të kishte më shumë korrupsion, Shqipëria nuk do ishte e para në rajon. Për transparencën e tenderave Shqipëria është e parë. E thotë SIGMA. Korrupsioni është një problem, por këto krahasime janë komplet, ta krahasosh sot me para një dekade, duhet të pranosh që i ke vënë dryn memories dhe praktikisht nuk ke asnjë interes për të vërtetën.'
Kryeministri Edi Rama ishte sot live në rrjetin sociale të Facebook, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme të komentuesve. Një ndër pyetjetj që iu bë ishte pse kryeministr nuk kthen përgjigje për gjendjen e rënduar në shëndetësi, si dhe për legalizimet.
Rama tha për legalizimet, se procesi po vijon. Ndërsa për shëndetësinë thtoë se, ndryshimi që ka bërë qeverisja e tij është e pakonceptueshme më parë.
Pse nuk kthen përgjigje për gjërat si legalizimi, shëndetësia, si i jusitifikon arritjet, korrupsionin?
'Jo vetëm që nuk kam arsye për të shmangur, kam shumë gjëra për të thënë. Qindra familje janë pronarë me tapi të ndërtimit të bërë me shumë sakrifica. Nuk janë të gjithë të legalizuar, procesi vazhdon që flasim. Nuk është se kemi mbetur te ata që ishim atëherë. Ka disa kërkesa procesi, për shëndetësinë flas. Mjafton të shkosh në QSUT edhe në spitale të tjera nga Shkodra, Vlorë, Fier, Durrës, të shikosh çfarë transformimi rrënjësor është bërë. Shumëkush nuk ka shkuar në këto vite vazhdon kujton spitalet e kohës së rrumpallës dhe i bie të njëjtës daulle. Ndryshimi është i pakonceptueshëm.
Unë dy herë jam operuara në spitalin e sëmundjeve të brendshme. Nuk ka asnjë ndryshim me të gjithë pacientët jashtë. Kjo nuk do të thotë që nuk ka probleme. Lajmi i mirë që te Onkologjiku ku u shfaq një tumor i rëndë i korrupsionit, ne tani kemi një partneritet strategjik me 1 nga 10 spitalet më të mira në të gjithë botën. Kemi nisur një proces total transformimi në çdo aspekt, me spitalin SHIBA të Izraelit. Do shtrihet në gjithë QSUT, në 2030 të jetë spitali i ekselencës spitalore në rajon. Për shumëkënd nuk do jetë nevoja të shkojnë askund', tha Rama.
Po si na qenka Berisha ceshtje vetem e drejtesise?! Po ti pa gogolin e Berishes me te cilin tremb te madh e te vogel, nuk merr dot asnje vote,pa pazaret qe ben me te,nuk mbijeton dot politikisht.Dhe si ka mundesi qe e krahason veten me Merkelin?! Jo vetem qe si lider nuk krahasoheni dot,por edhe per kufijte e perdorimit te pushtetit nuk krahasoheni dot.Nese Merkel u zgjodh 4 mandate,u zgjodh sepse e dinte se ku ishte kufiri i pushtetit te saj,e dinte se gjermanet nuk donin nje autokrat,por nje kancelar te forte qe zbatonte ligjet e nuk vendoste vete pa pyetur bundestagun e votuesit,nje lider qe jepte dhe shpjegime shteruese per cdo veprim qe bente,e dinte qe gjermanet donin te kancelari nje lider evropian qe u qendronte perballe pa u trembur e pa servilosje diktatoreve e autokrateve si Putinit,apo Trumpit ne foton e famshme se bashku me lideret e tjere evropiane e nuk i quante persona te tille per interesa meskine /vlere e shtuar/!!
PërgjigjuPo çfarë paturpësi që ke ? Shëndetësi falas Para vetëm para duan ndryshe vdiqe.. Drejtësia më e kalbur dhe selektive për të mos folur për afatet ,,Po vdesin njerëz dhe presin vendimin,,Ka futur një turmë patronazhistë në sistemin e Drejtësisë që vetëm drejtësi nuk japin,,Pazare dhe vetëm pagare Po bëjnë,,Ky flet pallavra,,Pushteti vendor tërësisht i kalbur plotë me kurva ,rilindas,kriminelë, të paaftë dhe arrogantë, Korrupsioni është 10 fishuar dhe pa Paguar nuk mer dot asnjë shërbim,,Ky nuk e ka idenë se çfarë i ka bërë këtij populli. Me paturpësi më të kërkon mandatin tjetër,,Ti dhe ata kriminelë të PD duket të zhdukeni nga jeta politike.
PërgjigjuO Edi Rama po ti Problemi kujt je o shoku i tao taos Taulant Palla e mor Edi Rama sa shum pralla po tregon e shqiptarēt e shkret i besojn. Obbbbbobbbbobbb o e shkreta Shqipēri qē tē kan qit me kry nē hi.
PërgjigjuPor ti nuk je merkel ti je pleh !
PërgjigjuO lideri suprem ke 12 vjet në qeveri e asgjo ske bo përveçse ke mush xhepat e Gjokës,Bashkim Ulaj,Salillari,Gjikurisë etj etj etj,asgjo tjetër ske bo.Në afërsisht në 60 ministra që ke pas në kabinet prej 12 vjetësh sa të kan hy në burg??Hiq Ter Kokën që ka qen i LSI të gjith tjerët i je pas produkt të PS.Mir apo keq ty o miko tka afru data skadencës.Nuk je mo për aty.Fatkeqësi e modhe që ti ske kundërshtar,ke i fatkeqsi si Sal Berisha që se do as shpia vet
PërgjigjuMerkel jeton ne apartment e bente pazar si dynjaja ne dyqan... ju u bete me keq se blloku dikur
PërgjigjuAha kur krahason vetem me Merkel-in qe do me kry 4 mandate ketu ke kaluar pertej delirit te madheshtise ke dale komplet jashte realitetit, mjere ai popull qe ka ngel ne Shqiperi kush i udheheq
PërgjigjuPo por nen qeverisjen tende cmimet e ushqimeve baze arriten ne dyfishin e te njejtave ushqime baze ne europe dhe pa te ardhura shtese shqiptaret nuk e mbyllin muajin.ne jemi te pasur ne uje te pijshem por e kemi me te shtrenjt edhe se izraeli qe e nxjer duke distiluar ujin e detit
PërgjigjuZ. Rama a nuk te duket qe ke bere mbi 28 vjet ne politike ke bere ca ke dasht e ke shkaterru komplet kete vend qe nuk behet me, ik me mire vet dhe del i nderuar si Shoku Fatos&Gramoz
PërgjigjuJo vetèm Saliu, èshtè punè e drejtèsisè. Edhe zotrote, punè e drejtèsisè je. Apo mendon se do iu hedhèsh hi syve njerèzve me tymnajèn dhe pluhurin mediatik qè ngren çdo ditè? Je i mbaruar o njish. Lutju Zotit tè rrojè Saliu edhe ca muaj sepse do tè tè zènè shqiptarèt me gurè.
Përgjigjue kemi thene qe ne krye te heres fashizmi nuk ka brire
PërgjigjuSHQIPERIA ESHTE E SHQIPETARVE ME GJENEZE TE PASTER DHE NDER....QENDRO LARG TRADHETISE, SA S'ESHTE DERDHUR GJAK....FUTJA TRAPIT TEND DHE BERE SHTET TRAPQ...SH BEKTASH....NE SHTEPINE TENDE ME TERE ROPT DHE TE TJERET QE JANE SI TI,FIKNI DRITAT DHE BENI AHENG KUSH KIJT.....
Përgjigjuti vazhdo me percarje familjare dhe fetare …. voten kunder e ke or varet sa injorant ka qe te votojne
Përgjigju