Politikë

'PS bëri të mundur çlirimin e drejtësisë nga pushteti politik', Rama: Fatos Nano u dënua nga një gjykatë politike! Sot kemi institucione të pavarura

4 Shkurt, 09:09| Përditesimi: 4 Shkurt, 09:36

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama vijoi sot me përgjigjet ndaj komentuesve në rrjetet sociale. DIkush kërkonte nga Rama të fliste më shumë për korrupsionin dhe drejtësinë.

Por, Rama tha se diskutimi për të është i pakuptueshëm, pasi drejtësia në këtë kohë është çliruar nga pushteti politik, gjë e cila nuk kishte ndodhur më parë, kur dënimet e politikanëve kanë qenë politike, siç ishte rasti me Fatos Nanon që u burgos nga pushteti i Berishës. 

'Për drejtësinë, kam shumë për të thënë. Ka një diskutim të pakuptueshëm për mua. Po dënohet ky apo ai. Dhe këto faturohen si faje si e metë e PS. Po pa PS, kurrën e kurrës nuk do ndodhte kjo që po ndodh që drejtësia të çlirohej nga pushteti politik dhe të veprohej. Nuk ka ndodhur që nga 1912, që të ketë 1 person ui lidhur me pushtetin politik përpara drejtësisë së pavarur. Nuk po flasim për Fatos Nano, që u dënua nga një gjykatë politike. Po flasim për institucione të pavarësuara. Kjo është arritje e PS.

As nuk duhet të diskutohet fare se këtu ka vetëm një parti që lufton përditë për të bërë shtet. Flet për një kolektivitet njerëzish. Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka në këtë proces njerëz, individë që për fat të keq që i përkasin drejtësisë dhe jo PS. Por një gjë është e sigurt, që sot ka më pak korrupsion. Nëse do kishte më shumë korrupsion nuk do ishim në tryezën e negociatave. Kjo është pak po e sigurt. Po të kishte më shumë korrupsion, Shqipëria nuk do ishte e para në rajon. Për transparencën e tenderave Shqipëria është e parë. E thotë SIGMA. Korrupsioni është një problem, por këto krahasime janë komplet, ta krahasosh sot me para një dekade, duhet të pranosh që i ke vënë dryn memories dhe praktikisht nuk ke asnjë interes për të vërtetën.'


Lajmi kryesor:

Rama: Berisha është problem i drejtësisë jo i imi! Më 11 maj, shqiptarët i japin përgjigje bufit të kënetës! Budallenj ishin gjermanët që mbajtën Merkelin 4 mandate?


G.K/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?