Politikë

'Libri i shtëpisë time s’është program opozitar', Rama: Problemet e Shqipërisë nuk zgjidhen duke më sharë mua dhe familjen time

4 Shkurt, 09:46| Përditesimi: 4 Shkurt, 10:12

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën në rubrikën ‘Sy m’sy’, ku thotë që libri i shtëpisë së tij nuk është program.

Ndër të tjera ai shprehet se “nuk zgjidhet më mirë asnjë problem që ka Shqipëria, duke sharë, shpifur e mallkuar ndaj meje dhe familjes time”.

“Librin e shtëpisë e kam përmendur që të jemi të qartë për faktin që një pjesë për fat të keq, tifozë të verbër, a thua se jemi skuadra që luajmë futboll, dhe jo skuarda që janë në fushë dhe kanë në dorë fatin e këtij vendi, ku tifozllëku nuk duhet të hyjë fare.

Për ata tifozë libri I shtëpisë time është bërë ushqim I vazhdueshëm njësoj si në stadium me të vdekur dhe të gjallë. Këtë të librit të shtëpisë e kam përmendur se nuk është program opozitar.

Nuk zgjidhet më mirë asnjë problem që ka Shqipëria duke sharë, mohuar dhe akuzuar, sajuar dhe shpifur për mua, familjen time, për prindërit e mi që sot nuk janë më.

Im atë s’ka qenë që ditën kur kam filluar të merrem me politikë dhe është fatkeqësi që këtu janë thyer të gjitha normat, deri te normat e kanunit. Ky është libri I shtëpisë time”, tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama: Berisha është problem i drejtësisë jo i imi! Më 11 maj, shqiptarët i japin përgjigje bufit të kënetës! Budallenj ishin gjermanët që mbajtën Merkelin 4 mandate?


G.K/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?