Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot në Facebook disa prej pyetjeve të komentuesve të ndryshëm të adresuar ndaj tij. Dikush shkruante se Rama po mban premtimin , pasi po bën që shqiptarët të ikin nga Shqipëria. Rama thotë se ky është një fenomen global, i pranishëm kudo dhe në vendet e Mesdheut.
Sipas tij, ka ikur koha e ndalimit të daljes jashtë shtetit, por shton se faza e largimit, do pasohet nga faza e kthimit në atdhe, për sa kohë Shqipëria i afrohet Bashkimit Evropian.
Ke një gjë të mirë që i mban premtimet, dhe i shikon se po ikin nga Shqipëria?
'Kjo është si një motiv i stërmunduar, pa pasur parasysh disa fakte. Trendi i largimit të shqiptarëve drejt botës, nuk e ka zanafillën në qeverisjen tonë dhe as nuk është në stadin. Mjafton të shohësh çfarë ka ndodhur në vende të tjera. Kthesa, është momenti i anëtarësimit dhe balancimit të plotë të vendit në kornizën e përgjithshme të vendeve të BE. Kemi qenë të mbyllur për 50 vite dhe jemi më të justifikuar për të kërkuar diçka më të mirë. Ka dhe shqiptarë që kthehen. Përgjigja nuk është një çelës magjik, por punë e përditshme.
Gjithmonë e më të shumtë shqiptarët kthehen për të bërë pushime. Po kthehen për të investuar në fshat dhe për të parë një të ardhme në qytet. Nuk ka asnjë lloj çelësi magjik dhe të tjerat janë propagandë që kushdo mund ta pëlqejë. Kushdo që thotë se ka mundësi ta ndalojë me frena dore këtë trend historik, nuk di ça thotë, ose gënjen se nuk ka ndodhur në asnjë vend. Të gjitha vendet kanë pasur fazat e emigracionit dhe fazat e balancimit. Edhe vendet e Mesdheut kanë të njëjtën fenomen që lidhet me globalizmin.'
Lajmi kryesor:
Rama: Berisha është problem i drejtësisë jo i imi! Më 11 maj, shqiptarët i japin përgjigje bufit të kënetës! Budallenj ishin gjermanët që mbajtën Merkelin 4 mandate?
G.K/I.M/ReportTv.al