Krypeshkopi Anastas dhe kreu i KMSH, Spahiu

Sociale

Kryepeshkopi Anastas në gjendje të rëndë, kreu i KMSH lutet për shërimin e tij: Bashkëpunues e tolerant me këdo

24 Janar, 19:39| Përditesimi: 24 Janar, 19:43

  • Share

TIRANË- Kreu Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu lutet për shërimin e Kryepeshkopit Anastas, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Spahiu shkruan se Kryepeshkopi Anastas është një lider bashkëpunues për besimtarët ortodoksë, bashkëpunues e tolerant.

“Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, z. Anastas Janullatos, ndodhet prej disa ditësh në gjendje jo të mirë shëndetësore. Me Janullatosin kemi vite që bashkëpunojmë dhe bashkërendojmë veprimtarinë e dialogut ndërfetar në Shqipëri.

Lider i kujdesshëm për besimtarët që përfaqëson dhe bashkëpunues e tolerant me këdo. I lutemi Zotit për shërimin e tij të shpejtë e të plotë”, shkruan Spahiu.

Shëndeti i Kryepeshkopit Anastas Janullatos ka pësuar një përkeqësim të shpejtë mëngjesin e së premtes, 24 janar, pasi ka pësuar dështim të shumëfishtë të organeve.

Kryepeshkopi i Shqipërisë i është nënshtruar një trakeostomie, pas dështimit të përpjekjeve për ta nxjerrë nga intubimi. Prej 3 janarit, Kryepeshkopi Anastas është i shtruar në spitalin 'Ungjillëzimi' të Athinës, për shkak të një hemorragjie në sistemin e aparatit tretës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi i belereve nga kurveleshi i bere grek: 24/01/2025 23:04

    Primati i Kishës Ortodokse Ruse vuri në dukje se ai kujton gjithmonë me ngrohtësi komunikimin vëllazëror dhe mirëkuptimin e ndërsjellë me Fortlumturinë e Tij Kryepeshkopin Anastasi, rezultati i të cilit ishin “veprimet e përbashkëta që synonin forcimin e unitetit të Ortodoksisë dhe dëshminë e besimit tonë”. “Krishti Shpëtimtar, me vrimat e të cilit jemi shëruar (Is. 53:5), të forcojë forcën tuaj shpirtërore dhe fizike, t’ju ndihmojë të kapërceni të gjitha vështirësitë e sëmundjes dhe t’ju japë ngushëllim të hirshëm dhe paqen e Tij, e cila tejkalon çdo kuptim (Filipi 4:7) )”, i ka uruar Shenjtëria e Tij Patriarku Kirill Primatit të Kishës Ortodokse Shqiptare.

    Përgjigju
  • Goni: 24/01/2025 20:35

    Shpresoj qe pasardhesi kishes autoqefale ortodokse shqiptare te jete Shqiptare e patriot.

    Përgjigju
  • Hajde nga ne o Jani, se jemi tanet: 24/01/2025 20:22

    Ju lutem na informoni ne kohe, per shendetin tij. Si i lumi ai qe do shkoje ne parajse, se per te ka punuar gjithe jeten. Aty e pret Petro Nini i Luarasit, At Stasi dhe Foti Bollomaci, Dhaskal Todhri, Shkelqesia e Tij Fan Stiliani i Kolonjes, edhe foshnjet e Laberise te te vrara nga andartet greke ne 1914, o sa shume e presin. Aty Jane, edhe te debuarit Came ne vitin 44, nga Napolon Zerva. Kete te fundit Janulla e urren shume, se nuk ishte si ai… O burra mos ja ndalni kismetin. Sa te mberrije ne parajse, edhe ne do te fillojme festen, gati i kemi fishekzjarret. Lum si Janulla qe po shkon ne parajse. Thone se I Madhi Zot (te cilit i qofshim fale, se krijesat e tij jemi) njerezit e tij i don rreth vetes. Edhe une dua te shkoj ne parajse, por … se Di si e kam punen, a do me pranojne a po jo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?