TIRANE- Lufta kundër korrupsionit, pastrimi I parave dhe hetimi financiar janë disa nga prioritet për të cilat BE ka vënë theksin dhe prokuroria e Përgjithshme ka përqëndruar punën e saj.
Kryeprokurori Olsian Çela në mbledhjen e sotme në Këshillin Kombëtar të Integrimit bëri dhe një bilanc të punës për vitin 2023.
32 çëshje për korrupsion i janë dërguar SPAK për kompetencë.
“Është për tu theksuar një pjesë e mirë e çështjeve, në të paktën 6 raste vijnë nga metodat speciale të hetimit” vuri në dukje kryeprokurori Çela.
Po kështu vetë ata si institucion i hetimit të përgjithshëm gjatë vitit 2023 kanë hetuar 170 procedime me 123 të pandehur për korrupsion. Nga këta në gjykim kanë shkuar 140 procedime me 120 të pandehur.
“18 cështje për korrupsion u nisën nga vetë prokurorët’ tha Çela.
Një tjetër prioritet ka qenë dhe pastrimi I parave dhe focus I është dhënë dhe hetimit finaciar
‘Në vetëm dy çëshje në një rast u sekuestruan llogaritë bankare të 15 shoqërive me vlerë 5.8 mln euro. Në çështjen e dytë u sekuestruan 1.8 mln euro” tregoi Çela.
Sa i takon krimit kibernetik ka një tendencë në rritje.
Rezulton volum i shtuar. Nga 255 çështje në 2022 në 312 çështje në 2023.
“Ka tendencë në rritje të ndërveprimit me partnerët ndërkombëtarë. Prokuroria shqiptare ka dërguar 82 kërkesa për ndihmë juridike, çka tregon trend rritës” shtoi Çela.
Një sfidë mbetet realizimi i sistemit të menaxhimit të çështjeve, për të cilën I drejtoi një apel prokurorit të Përgjithshëm: “Presim mbështetje”
Lajmi kryesor:
‘Integrimi’, Dumani: Institucionet publike s’kallëzojnë rastet! Çuçi: Herët që SPAK të bëjë analizë! Gonzato: Sfidë, ulja e numrit të dosjeve në gjykata
S.G//ReportTv.al