Ousmane Dembele me 'Topin e Artë' dhe Lamine Yamal

Sport

Kryeredaktori i 'France Football' shuan polemikat: S'kishte garë, Dembele fitoi me një diferencë të madhe pikësh

23 Shtator, 14:22| Përditesimi: 23 Shtator, 14:34

  • Share

Kryeredaktori i 'France Football', Vincent Garcia, ka konfirmuar se Ousmane Dembele e mundi Lamine Yamalin për 'Topin e Artë' 2025 me një "diferencë të madhe". Dembele dhe Yamal ishin lojtarët e fundit midis 30 të nominuarve, por ishte ylli i Paris Saint Germain ai që në fund e mori çmimin pas një sezoni historik 2024-25.

Garcia, i cili është në krye të organizatës 'France Football' që prezanton 'Topin e Artë' çdo vit, ka sqaruar se votimi përfundimtar nuk ishte i ngushtë këtë herë, me Dembele fituesin "e qartë".

Ai tha pas ceremonisë: "Nuk pati garë. Ousmane e fitoi me një diferencë të madhe. Në të gjitha kontinentet, 'Topi i Artë' i Ousmane Dembele është i qartë dhe i drejtpërdrejtë. Është një 'Top i Artë' që është autoritativ për gjyqtarët tanë", tha ai.

Pas humbjes së të birit në Paris, babai i Yamal, Mounir Nasraoui, shkaktoi polemika duke e quajtur fitoren e 'Topit të Artë' të Dembelesë si "dëmin më të madh moral" në futboll. Ai më tej pretendoi se Yamal ishte "deri tani lojtari më i mirë në botë" sezonin e kaluar.

Në moshën 28-vjeçare, Dembele bëhet francezi i gjashtë që fiton 'Topin e Artë', duke iu bashkuar një liste emrash legjendarë si:

Raymond Kopa (1958)

Michel Platini (1983, 1984, 1985)

Jean-Pierre Papin (1991)

Zinedine Zidane (1998)

Karim Benzema (2022)

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt, si e vlerësoni?