TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që të çojë për hetim në Komisionin e Etikës veprimet e Gazment Bardhit, pasi ky i fundit thirri një mbledhje online të Këshillit Kombëtar me qëllim anulimin e zgjedhjeve për kreun e ri. Sipas Kryesisë, Bardhi ka shkelur statutin dhe veprimet e tij do të kalojnë në ‘sitën’ e Komisionit të Etikës, i cili drejtohet nga deputetja demokrate Flutura Açka.
"Kryesia e Partisë Demokratike vendosi të dorëzojë në Komisionin e Apelimit, Integritetit dhe Etikës, si organi statutor për vlerësimin e bazueshmërisë së veprimëve dhe akteve te Sekretarit të Përgjithshëm në Statutin e Partise Demokratike. Mbetemi të bindur se riorganizimi sa më i shpejtë dhe i plotë i Partisë Demokratike është frymëmarrja që i duhet demokratëve për përballjen e tyre me regjimin e Edi Ramës", thuhet në deklaratë.
Kryesia e PD-së u mblodh pasditen e sotme (25 korrik 2025) dhe doli me një deklaratë, me anë të se cilës dënon veprimet e Sekretarit të Përgjithshëm, Bardhit duke thënë se thirrja e mbledhjes së Këshillit është në kundërshtim të hapur me statutin e partisë. Në deklaratë thuhet se veprimi i sotëm i Bardhit vjen në vazhdë të akteve të marra nga ai kohët e fundit për mospjesëmarrjen në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike dhe për mosprotokollimin dhe moszbatimin e vendimeve të Kryesisë.
Kryesia thotë se të gjitha këto veprime që janë marrë nga Bardhi kanë si qëllim dorëzimin e partisë tek Sali Berisha, duke shtuar se të gjithë janë të lirë të bëjnë zgjedhjet e tyre politike, por jo duke shkelur statutin.
“Për fat të keq, të gjitha këto manovra bëhen për të fshehur qëllimin e vërtetë, dorëzimin e Partisë Demokratike te Sali Berisha, që është shërbim edhe për Ilir Metën dhe Edi Ramën. Kushdo është i lirë të bëjë zgjedhjen e tij politike, por jo duke shkelur statutin dhe shkelmuar sakrificat dhe qëndresën e demokratëve”, thuhet në deklaratë.
Mirëpo, teksa Kryesia thotë se Bardhi ka shkelur statutin, ky i fundit ka publikuar një procesverbal të një mbledhje të Këshillit Kombëtar më 23 qeshor 2023, ku thuhet se 23 anëtarë kanë marrë pjesë në takim online. Bardhi shkruan Kryesia po vepron me dy standarde dhe se sipas tij kjo tregon humbjen e qetësisë.
“Dy standartet janë shenjë humbje qetësie! Mbledhjen e Këshillit Kombëtar e kam thirrur bazuar në nenin 46 pika 4 e Statutit të PD. Mbledhja onlinë parashikohet nga Rregullorja e KK dhe është aplikuar nga vetë kolegët. Më poshtë procesverbali përkatës. Keqardhje për tronditjen”, shkruan Bardhi.
Kjo përplasje mes Partisë Demokratike zyrtare nisi për shkak të zgjedhjeve që pritet të mbahen më 29 korrik për kryetarin e ri. Kryesia e partisë i hoqi vulën Bardhit dhe ia kaloi sekretarit Ligjor, Indrit Sefës. PD thotë se bardhi nuk ka vulosur vendimet e Kryeisë për procesin e zgjedhjeve dhe për këtë arsye vendosën që t’ia kalojën vulën Sefës, në përpjekje për t’i hequr kompetencat Bardhit.
Ndërkohë, nga ana tjetër dy ditë para zgjedhjeve për kryedemokratin e ri, Bardhi thirri online mbledhjen e Këshillit Kombëtar, pas kërkesës së 7 deputetëve për anulimin e zgjedhjeve.7 deputetët të cilët kërkojnë anulimin e zgjedhjeve brenda PD-së janë Bledion Nallbati, Lefter Gështenja, Dashnor Sula, Xhelal Mziu, Helidon Bushati, Sajmir Korreshi dhe Ramadan Likaj.
Deklarata e plotë e Kryesisë
Ditën e sotme jemi njohur me veprimet e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike që kanë për objekt thirrjen e mbledhjes së atij që pretendohet se është Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Ky veprim i sotëm është në vazhdën e veprimeve dhe akteve të kohëve të fundit të Sekretarit të Përgjithshëm për mospjesëmarrjen në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, për mosprotokollimin dhe moszbatimin e vendimeve të Kryesisë së Partisë Demokratike, si dhe moskryerjen e detyrave funksionale. Me shqetësim vlerësojmë se veprimi i fundit është në kundërshtim të hapur me gërmën dhe frymën e statutit të Partise Demokratike.
Së pari, në lidhje me pretendimin për një mbledhje online nuk rezulton të ekzistojë e ashtuquajtura Pika 7 e nenit 9 të Vendimit numër 2, datë 15.01.2022 “Për miratimin e Rregullores së Brendshme “për organzimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar” të cilës i referohet shkresa për organizmin e mbledhjeve të Këshillit Kombëtar online. Neni 9 i Rregullores së sipërcituar mbyllet me pikën 6. Ky nen, është nen që rregullon proceset e votimit të Këshillit Kombëtar dhe nuk ka asnjë lidhje me mënyrën e organizimit të mbledhjeve të tij.
Referimi i një pike joekzistuese të Rregullores, pikë e cila në analizë të vetë nenit, në të cilin pretendohet se bën pjesë, nuk ka asnjë lidhje organike me këtë të fundit, krijon dyshime të qenësishme. Kjo Rregullore është publikuar, me porosi dhe nën kujdesin e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, me datë 15 janar në faqen zyrtare të Partisë Demokratike, dhe në versionin publik të saj nuk rezulton që neni 9 të ketë pikë 7.
Së dyti mbledhja e të pretenduarit Keshill Kombëtar me pjesmarrjen e anëtarëve të formacioneve të tjera politike dhe elektorale nuk është në përputhje me Statutin dhe vullnetin e strukturave dhe anëtarëve të kësaj Partie. Për fat të keq, të gjitha këto manovra bëhen për të fshehur qëllimin e vërtetë, dorëzimin e Partisë Demokratike te Sali Berisha, që është shërbim edhe për Ilir Metën dhe Edi Ramën. Kushdo është i lirë të bëjë zgjedhjen e tij politike, por jo duke shkelur statutin dhe shkelmuar sakrificat dhe qëndresën e demokratëve.
PD është ndarë njëherë e mirë me të shkuarën e saj të vjetër dhe demokratët janë të qartë dhe të vetëdijshëm për zgjedhjen e tyre. Për këte arsye në mbledhjen e sotme Kryesia e Partisë Demokratike vendosi të dorëzojë në Komisionin e Apelimit, Integritetit dhe Etikës, si organi statutor për vlerësimin e bazueshmërisë së veprimëve dhe akteve te Sekretarit të Përgjithshëm në Statutin e Partise Demokratike. Mbetemi të bindur se riorganizimi sa më i shpejtë dhe i plotë i Partisë Demokratike është frymëmarrja që i duhet demokratëve për përballjen e tyre me regjimin e Edi Ramës. Këtë të shtunë, me 29 korrik, demokratët do të zgjedhin kryetarin e tyre dhe Partia Demokratike do të nisë rrugën e riorganizimit dhe ringritjes së saj.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Kryesia e PD vendosi ta dërgojë për hetim në Komisionin e Etikës me argumentin se ka shkelur statutin e partisë me thirrjen e Këshillit Kombëtar në një mbledhje online.
Në një reagim në ‘Twitter’, Bardhi shkruan se Kryeisa e PD po punon me dy standarde dhe sipas tij kjo tregon humbjen e qetësisë. Bardhi thotë se e ka thirrur mbledhjen online bazuar në nenin 46 të statutit të partisë, ndërsa ka publikuar edhe një procesverbal të një mbledhje të mbajtur nga Keshilli Kombëtar më 20 qershor 2023, ku shkruhet se 23 prej anëtarëve kanë qenë të pranishëm online në mbledhje.
“Dy standartet janë shenjë humbje qetësie! Mbledhjen e Këshillit Kombëtar e kam thirrur bazuar në nenin 46 pika 4 e Statutit të PD. Mbledhja onlinë parashikohet nga Rregullorja e KK dhe është aplikuar nga vetë kolegët. Më poshtë procesverbali përkatës. Keqardhje për tronditjen”, shkruan Bardhi.
Dy standartet janë shenjë humbje qetësie! Mbledhjen e Këshillit Kombëtar e kam thirrur bazuar në nenin 46 pika 4 e Statutit të PD. Mbledhja onlinë parashikohet nga Rregullorja e KK dhe është aplikuar nga vetë kolegët. Më poshtë procesverbali përkatës ???? Keqardhje për tronditjen! pic.twitter.com/srAWaKCjm8
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) July 25, 2023
Gazmend bardhi pallohet me djalin e rexhep mejdanit ...
PërgjigjuBardhi te jep përshtypje si një mullah i vendosur, mos eshte vllahhu i mullah salihut ky?
Përgjigju