Politikë

Kryesocialisti: Demokratë, votoni një ‘maskara’ si Edi Rama që t’i jepni pasaportën fëmijëve! Nëse s’më doni mua, mos votoni fare siç bëra unë në ’92-shin kur pashë bufin

5 Maj, 17:34| Përditesimi: 5 Maj, 18:07

  • Share

 

Kreu i PS-së, Edi Rama, ditën e sotme nga Pogradeci bëri një apel për demokratët, duke përdorur një autoironi për të gjithë prindërit demokratë. Rama tha se votoni një ‘maskara’ si Edi Rama që t’ua jepni pasaportën fëmijëve.

Nga ana tjetër, kreu i PS-së tha se nëse nuk do donin të votonin për të, të mos shkojnë të votojnë fare siç bëri ai në ’92-shin.

"Për këtë pasaportë, babai dhe nëna jote votuan për një maskara si Edi Rama, por ama pasaportën ta dhamë. Po e them për demokratët, mo. Se fjalën e mirë nuk e thonë ata, po punë e madhe, gjithsesi të votojnë për pesën. Nëse nuk e kapërcejnë këtë fare, atëherë të bëjnë atë që bëra unë në mars të ’92-shit, mos të venë fare të votojnë. Se, me thënë të drejtën, unë nuk votoja dot për bufin, të them të drejtën, se ja kam ndjerë erën që kur e kam parë në ‘Qytet Studenti’. Se kush nuk voton, i hap rrugën shumicës. Kështu është rregulli. Le ta bëjmë kështu: mos të votojnë fare. Të çohet burri i botës që në mëngjes të vishet si për dasmë dhe të hidhet në kënetë, nuk e di si mund të bëhet kjo. Demokratët e zakonshëm duhet të bëjnë dhe një sevap. Jo demokratët çyryk, që marrin bufin me tendë. Bufi rri lart mbi kënetë, ata janë poshtë. Një person i lashtë, i dëshpëruar, i pashpresë dhe që ka rrëshqitur. Nuk është në metro."-tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama nga Pogradeci: Ky do të ishte mandati juaj, se krraba kishte kaluar shumë nga Korça! Nëse s'më votoni mua mos votoni fare në 11 Maj


H.K/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?