Politikë

Kryesocialisti nga Vlora: Thonë pse mbledh Rama vetëm gratë? Janë trupa që fitojnë mendjet dhe zemrat

27 Prill, 17:54| Përditesimi: 27 Prill, 21:07

  • Share

 

Kryesocialisti Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Vlora në takim me gratë dhe vajzat. Ai tha se po e thotë për herë të parë nga Vlora pse po mbledh vetëm gratë. Sipas kreut të PS-së, përmes grave ne afrojmë çdo mendje dhe zemër, por pa përjashtuar burrat dhe djemtë.

"Çfarë është ky hall i madh që Edi Rama mbledh vetëm gratë? Këtu në Vlorë po e kthej përgjigjen për herë të parë. Çfarë shikoni këtu vërdallë nuk janë gra dhe vajza të mbledhura për të duartrokitur, por janë trupa që udhëheqin betejën tonë, për të fituar mendjet dhe zemrat e njerëzve në të gjithë qarkun e Vlorës, dhe kjo nuk i përjashton aspak burrat dhe djemtë. Por nga ana tjetër, ky është superioriteti ynë, sepse vetëm me gratë e pararojës ne mbushim një sallë si kjo, sesa me ata të tjerë me kashtën dhe ko*et e tyre."-tha Rama 


Lajmi kryesor:

Lobimi i PD në SHBA, Rama: 6 mln dollarë për të hequr damkën e një personi non grata, shpresuan tek fitorja e Trump! Ku i gjetën paratë? (VIDEO)


H.K/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?