VLORË- Kontrata e Partisë Demokratike për lobimin në SHBA, ka marrë edhe vëmendjen e kryesocialistit Edi Rama. Nga Vlora, në vijim të takimeve të tij me gra dhe vajza, kreu i PS tha se janë paguar 6 milionë dollarë për t'i hequr damkën "non grata" Sali Berishës. Ndërsa ngriti pyetjen se ku i gjetën gjithë këto para, Rama tha se vetëm për hallin e një personi, po paguhen 6 milionë dollarë, një shumë më e madhe se sa shteti jep për të gjitha partitë politike së bashku.
Më ironi kometon edhe deklaratën e PD, se paratë po paguhen nga komuniteti shqiptar në Amerikë, duke kujtuar edhe kontratën 500 mijë euro të lobimit të Lulzim Bashës, për të cilën tha se përdorën të njëjtin argument, "që u pagua nga patriotët". Entuziazmin e demokratëve se me ardhjen e Trump, Berisha do hiqej nga lista e zezë e SHBA, Rama e komentoi kështu: "është edhe pak e çuditshme se ne na thanë se sa të vinte Trump do të ikte non grata tani na u dashkan edhe 6 milionë euro me shpresë se do të hiqet non grata".
"Unë besoj që të gjitha ju që jeni këtu sot ashtu si të gjithë të tjerët që e ndjekin këtë ballafaqim jeni sot të habitura nga fakti që janë paguar 6 milionë dollarë, thuhet nga patriot, ju kujtohet se edhe herën e kaluar Luli për 500 mijë u bë leckë edhe ai tha u mblodhën disa patriot. 6 milionë euro për të hequr damkën e një personi ‘non grata’ janë shumë për të mos bërë pyetjen se ku i gjetën gjithë ato para dhe si mundet që thjeshtë dhe vetëm për hallin e një njeriu të paguhen më shumë para se sa shteti i jep për të gjitha partitë politike të marra së bashku, është edhe pak e çuditshme se ne na thanë se sa të vinte Trump do të ikte non grata tani na u dashkan edhe 6 milionë dollarë me shpresë se do të hiqet non grata. Edhe sikur të rri dhe sikur të iki kjo nuk është çështja e shumicës dërrmuese të shqiptarëve që janë sot në një moment historik", tha ai.
Teksa i cilësoi këto zgjidhje si historike, Rama tha se shqiptarët janë mes zgjedhjes drejt Bashkimit Evropian dhe asaj siç e tha ai, “hallit personal të një 80 e kusur vjeçari”.
"Më 11 maj keni zgjedhje historike, mes interesit të popullit për të hyrë në BE dhe hallit personal të një 80 e kusur vjeçari", tha Rama.
Një mesazh, Rama e dha edhe për vlonjatët. Duke sjellë në vëmendje transformimin që ka pësuar ky qark, Rama tha se pret që Vlora të thyejë rekord me rezultatin në zgjedhjet e 11 majit.
'Nëse ka zgjedhës burra dhe djem në Shqipëri që në ditën e votimi duhet që të çohen dhe të shkojnë të votojnë janë burrat dhe djemtë e Vlorës dhe pastaj edhe gratë dhe vajzat. Nëse doni më shumë për Vlorën unë dua më shumë nga Vlora më 11 maj. Në 11 maj, PS do të fitojë në të gjithë vendin dhe në disa qarqe do të thyejë rekord. Nëse Vlora nuk thyen rekord ky do të jetë turpi i atyre burrave që nuk do të shkojnë në votime. Ju duhet ta merrni në krahë Vlorën dhe të mos lini shoqe dhe fqinje dhe krushkë pa çuar në votim', tha kryesocialisti.
Në Vlorën ku u ngrit flamuri kuq e zi, sot në mënyrë simbolike u qëndis flamuri i BE-së, që në fund iu dhurua kryesocialistit Edi Rama.
Kreu i PS-së Edi Rama gjatë takimit pasditen e sotme me gratë dhe vajzat në Vlorë u ndal te arritjet e Partisë Socialiste dhe qeverisë së tij. Ai ironizoi kritikët që sipas tij jetojnë në “moçalet e televizorëve” dhe tha se ata që fajësojnë popullin janë “çyrykë”.
"Shqipëria është rritur ndjeshëm dhe duam ta çojmë prodhimin e brendshëm 35 miliardë euro. Të ardhurat për frymë në vit kanë qenë 3000 euro, ne e kemi 10 mijë euro dhe duam ta çojmë në 15 mijë euro. Në moçale nuk flitet për Shqipërinë reale. Kush thotë se e ka fajin populli, është çyryk. Sa më shpesh ata në kolltuke në darkë na qepen, ne i shqepim. Shqipëria e fakteve nuk është në moçalet e TV."-tha Rama.
Kryesocialisti Edi Rama gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në qytetin e Vlorës u ka bërë thirrje burrave dhe grave që të dalin të votojnë në zgjedhje.
Ai u shpreh optimist se PS do të fitojë në këto zgjedhje.
'Nëse ka zgjedhës burra dhe djem në Shqipëri që në ditën e votimi duhet që të çohën dhe të shkojnë të votojnë janë burrat dhe djemtë e Vlorës dhe pastaj edhe gratë dhe vajzat. Nëse doni më shumë për Vlorën unë dua më shumë nga Vlora në 11 maj. Dhe unë kam bindjen absolute që nëse Vlora përtej të gjitha të tjerave ujësjellsave, kanalizimeve, mbahet për sensin e historisë dhe nëse ju burrat dhe djemtë e Vlorës keni dëshirë që të flisni për Ismail Qemalin duhet që të provoni. Në 11 maj PS do të fitojë në të gjithë vendin dhe në disa qarqe do të thyej rekord.
Nëse Vlora nuk thyen rekord ky do të jetë turpi i atyre burrave që nuk do të shkojnë në votime. Ju duhet ta merrni në krahë Vlorën dhe të mos lini shoqe dhe fqinje dhe krushkë pa çuar në votim', tha ai.
Kryesocialisti Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Vlora në takim me gratë dhe vajzat. Ai tha se po e thotë për herë të parë nga Vlora pse po mbledh vetëm gratë. Sipas kreut të PS-së, përmes grave ne afrojmë çdo mendje dhe zemër, por pa përjashtuar burrat dhe djemtë.
"Çfarë është ky hall i madh që Edi Rama mbledh vetëm gratë? Këtu në Vlorë po e kthej përgjigjen për herë të parë. Çfarë shikoni këtu vërdallë nuk janë gra dhe vajza të mbledhura për të duartrokitur, por janë trupa që udhëheqin betejën tonë, për të fituar mendjet dhe zemrat e njerëzve në të gjithë qarkun e Vlorës, dhe kjo nuk i përjashton aspak burrat dhe djemtë. Por nga ana tjetër, ky është superioriteti ynë, sepse vetëm me gratë e pararojës ne mbushim një sallë si kjo, sesa me ata të tjerë me kashtën dhe ko*et e tyre."-tha Rama
Në Vlorën ku u ngrit flamuri kuq e zi, sot në mënyrë simbolike u qëndis flamuri i BE-së, që në fund ju dorëzua kryeministri Edi Rama.
Rama u prit me këngë e valle në takimin që zhvillojë me gratë dhe vajzat në qytetin e Vlorës.
Komente

JA LA MANAJA,,MALOKJA,,SHEQERJA...NGA KURSIMET ,,,SHPELLARIT...
Përgjigju